Home » Lajme » Shahini: Mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi

Shahini: Mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në vijim të publikimit të disa prej punëve ë realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të ka përmendur edhe mbështetjen me libra shkollorë shqip në Serbi të fëmijëve të shqiptarëve.

“Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-ës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar”, nënvizon ministrja Shahini.

Ndër të tjera, ajo cilëson gjithashtu se jemi “shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.

Shqiptarëve në Serbi do t’iu lejohet tashmë përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria, një punë konkrete e realizuar pas një vale të gjatë bashkërendimi mes MASR dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch