Home » Opinione » Shaip Bajrami: Liria është mbi të gjitha

Shaip Bajrami: Liria është mbi të gjitha

 Shaip BajramiVeprimtari i çështjes kombëtare, Shaip Bajrami nga fshati Corroticë e Preshevës

Veprimtari shumëvjeçar në Zvicër, Shaip Bajrami, vjen nga fshati Corroticë e Preshevës, kësaj treve shqiptare, e cila gjatë gjithë historisë, ka bërë rezistencë kundër forcave pushtuese. Gjendja e rëndë ekonomike nën pushtimet e huaja, ka bërë që preshevarët të marrin rrugët e kurbetit për sigurimin e kafshatës së gojës. Mirpo, pavarësisht ku i kishin përplasur valët e jetës, asnjëherë nuk i harruan trojet e të parëve. Dëshira për liri, zhvillim dhe përparim kombëtare ishte dhe mbeti ëndrra dhe dëshira e tyre brez pas brezi.

Njëri nga këta veprimtarë, padyshim është edhe Shaip Bajrami, i cili qysh në moshë të re u detyrua të largohet nga Corrotica dhe Presheva e tij e dashur. Malli për babain Mehmetin dhe nënën Azize, si dhe për të gjithë bashkëfshatarët, ia kishin shtuar rrudhat në fytyrë parakohe. „ Dëshira për t’a parë vendin tim të lirë, ka  qenë dhe ka  mbetur preukupimi im kryesor përgjatë gjithë këtyre dekadave“- thot Shaipi, duke evokuar kujtime nga më të ndryshmet për jetën e rënd të kurbetit dhe përpjekjet e tij për t’a ndihmuar sado pak çështjen kombëtare.

Kushtet e rënda nuk i kanë krijuar mundësi të kryej ndonjë universitet. Ka mbaruar vetëm shkollën fillore në Korroticë dhe Raincë dhe pastaj shkollën e mesme të përpunimit të metaleve në Preshevë. Me një fjalë, Shaip Bajrami ka arritur t’a mbaroj  me sukses universitetin e jetës , punës së ndershme dhe të atdhedashurisë në Appenzell të Zvicrës, ku edhe jeton bashk me familjen e tij që nga vitet tetëdhjeta. Puna e rëndë në fabrikën e dritareve „Fenster Dörig“ në Apenzell për 21 vjetë rresht, nuk e kishte penguar për asnjë moment të angazhohet në të gjitha veprimtaritë me interes gjithëkombëtar.

       Për angazhimin e Shaip Bajramit flasin faktet. Ishte ndër të parët në të gjitha organizimet

Njëri nga organizatorët e parë gjatë viteve 1988-1989 të shumë koncerteve me këngë patriotike dhe turnireve sportive e humanitare. Edhe sot e asaj dite mbahet mend koncerti humanitar, ku ishte mysafir edhe Prof. Hajrulla Gorani. Gjatë viteve 1990 – 1991, Shaip Bajrami, ishte ndër të parët që mori iniciativën për themelimin e shkollës shqipe për nxënësit shqiptarë në Kantonin e Apenzellit. Shaipi, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe në organizimin e koncertit tjetër humanitar (gjithnjë për nevojat që kishte Kosova dhe viset tjera shqiptare), ku ishte i pranishëm veprimtari i çështjes kombëtare, tashmë i ndjerë , Xhavit Hoxha. Të gjithë këta hapa, u kurorëzuan me sukses në vitin 1992, me themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Në takimin e bashkatdhetarëve në restorantin „Zebra“, Shaip Bajrami ishte zgjedhur kryetar, për të vazhduar pastaj me zgjërimin e veprimtarive  në kantonet tjera. Falë përpjekjeve të tij dhe bashkëveprimtarëve nga shume rrethe e kantone, brenda një viti ishin themeluar  mëse 15 degë të BSPK në Zvicër. Krejtë qëllimi ka qenë që të ndihmohen punëtorët shqiptarë të përjashtuar nga puna nga rexhimi i Beogradit.  „Për çdo vit dërgonim nga 200 deri 250 mijë franga. Në vitin 1993, ishte mbajtur Kuvendi Zgjedhor, ku ishte i pranishëm edhe Prof.  Hajrulla Gorani. Në këtë kuvend, kryetar ishte zgjedhur veprimtari i çështjes kombëtare, i ndjeri Xhavit Hoxha, ndërsa nënkryetar, Shaip Bajrami.

Si veprimtar i dalluar dhe si humanist, Shaip Bajrami për një kohë ka qenë në krye të Shoqatës „Kosova“, e cila kishte për qëllim ruajtjen e individualitetit kombëtar. Ndërkaq në referendumin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës deri me të drejtën për bashkim me Kosovën që u mbajt më 1 dhe 2 mars 1992, Shaip Bajrami ka qenë Kryetar i Komisionit për Apenzell. Njëherit bashkorganizator për pjesmarrje në demonstën e njohur të shqiptarëve në Hagë të Holandës.

 Shaip Bajrami në emër të SHH “Lugina Preshevës”, i ndanë mirënjohje publicistit, Ismet Rashiti

Veprimtari i përkushtuar për lirinë e Kosovës dhe të gjitha viseve shqiptare, Shaip Bajrami, kontribut tepër të madh ka dhënë edhe në grumbullimin e mjeteve financiare. Si kryetar i aksionit „Gjithçka për Republikën e Kosovës“ përmes bonave nga 1000 fr. Pastaj organizator aktiv për grumbullimin e mjeteve për UÇPMB-në me nga 500 fr. deri te Kryetari i parë i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“. Duhet theksuar se brenda viteve 2006-2015, në kuadër të kësaj shoqate janë grumbulluar 217.850 frangë për nevoja të ndryshme të familjeve të dëshmorëve..

Përveq si  administrator i web faqes së Shoqatës „Lugina e Preshevës“, Shaip Bajrami ka qenë njëri ndër promotorët më të mëdhenjë për organizimin e akademive për dëshmorët e UÇPMB-së, në të cilat janë përkujtuar me dhembje e krenari, dëshmorët e kësaj ane që ranë në mbrojtje të tokave shqiptare.

I gjithë ky angazhim, ka bërë që veprimtari, Shaip Bajrami të jet një jet njëri ndër figurat më të respektuara, jo vetëm në Kantonin e Apèenzellit, por edhe më gjërë në Zvicër. Puna dhe angazhimi i tij, sjelljet dhe kultura e një njeriu të ndershëm kanë bërë që Shaip Bajrami të mbetet një figurë e dashur te njeriu dhe Zoti. Këtë të fundit e dëshmoj edhe me shkuarjen e tij në haxhi në  Mekë  si një besimtar i devotshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch