Home » Lajme, Vendore » Shaip Kamberi: Dalja në skenë e UÇPMB-së ishte dalje për liri e çlirim

Shaip Kamberi: Dalja në skenë e UÇPMB-së ishte dalje për liri e çlirim

Dalja në skenë e UÇPMB-së ishte dalje në skenë e guximit e krenarisë, dëshirës për të jetuar të lirë e domosdoshmërisë për të avancuar e përmirësuar të drejtat e shqiptarëve të diskriminuar të Luginës së Preshevës.

UÇPMB-ja e cila në vete grumbulloi shumë djemë e vajza të guximshëm, përveç që mbrojti pragun e shtëpisë dhe ndaloi shtypjen e diskriminimin, ajo alarmoi edhe faktorin ndërkombëtarë e internacionalizoi çështjen e Luginës.

Kjo ditë padyshim shënon një ditë të rëndësishme në historinë e re të shqiptarëve gjithandej, ndërsa dëshmorët e rënë shënojnë kapituj të veçant të kësaj historie.

Prandaj, Lavdi Komandant Lleshit e të gjithë dëshmorëve të rënë.

Lavdi Besim Faikut e vëllezërve Saqipi, që ranë dëshmorë në dy vite të ndryshme, por në të njejtën datë e për të njejtin qëllim.

Për liri e çlirim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch