Home » Lajme, PVD, Vendore » Shaip Kamberi: Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e SHBA-së

Shaip Kamberi: Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e SHBA-së

Gjatë një konference për media të mbajtur sot në kabinetin e tij, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka folur për vizitën zyrtare që ka zhvilluar gjatë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kamberi, ka shpjeguar natyrën e takimeve në tre organizmat kryesore të SHBA-ve, kongresin, senatin dhe deprtamentin e shtetit.

“Në të gjitha takimet jemi munduar që në detaje të paraqesim pozitën e vështirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe represionit sistematik të shtetit serb ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Kemi marrë garancë që Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e SHBA-ve dhe njëkohësisht do të jetë pjesë e agjendës së bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu kemi marrë garancë se nuk do të ketë paqe në Ballkanin perëndimor pa i trajtuar të gjitha temat e hapura, përndryshe këtu nuk do të mund të ketë një stabilitete afatëgjatë dhe nuk do të mund të ketë marrëveshje efektive në mes të Kosovës dhe Serbisë” – deklaroi Kamberi.

I pyetur për qëndrimin e SHBA-vë rreth korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku po pretendohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet territorit të Kosovës, Kamberi, u përgjigj: “Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka të përjashtuar asnjë opsion. Nëse palët bien dakord, atëherë për SHBA-të çdo marrëveshje është e pranuar” .

Konferenc për media Kryetari Shaip Kamberi lidhurë me vizitën në SHBA

Posted by WikiLiks.org on Tuesday, May 21, 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch