Home » Lajme » Shaip KAMBERI: Lugina e Preshevës mbushet me policë e xhandarmëri serbe

Shaip KAMBERI: Lugina e Preshevës mbushet me policë e xhandarmëri serbe

“Duke rishprehur përkushtimin e pushtetit vendor të Bujanocit për dinamizimin e procesit politik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; dhe zgjidhjen e problemit të të drejtave kolektive të shqiptarëve në mbështetje të parimit të reciprocitetit..” njofton perms një komunikate për media krytari i komunes së Bujanocit z.Shaip Kamberi, raprton agjencia informative “Presheva Jonë”

Vetëatëadministrimi lokal në Komunën e Bujanocit po ndjek me mjaft vëmendje gjendjen dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rithekson mbështetjen e saj ndaj autoriteteve të atjeshme vendore dhe ndërkombëtare për ta përforcuar sundimin e ligjit për tërë qytetarët e e Kosovës, njofton perms një komunikate për media krytari i komunes së Bujanocit z.Shaip Kamberi, raprton agjencia informative “Presheva Jonë”

Sipas z.Kamberi, sundimi i rendit dhe ligjit mbetet parakusht i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe për shmangien e zhvillimeve negative zinxhirrore në rajon.
“Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe themelimi i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb në Bujanoc, prezenca e vazhdueshme e forcave specilae te policisë serbe-xhandarmerisë, duke krijuar imazhin e gjendjes së pashpallur të jashtëzakonshme në Luginë të Preshevës, janë në shpërputhje të plotë me politikat stabilizuese të dhjetëvjeçarit të fundit në rajon.” ka nënvizura njeriu i partë komunës së Bujanocit.

Sipas tij, themelimi dhe inkurajimi i strukturave paralele jo vetëm nuk përkon me politikat integruese dhe stabilizuese, por pretendon t’i ushqej edhe më shumë paralelizmat institucionale dhe etnizimet rajonale. “Duke rishprehur përkushtimin e pushtetit vendor të Bujanocit për dinamizimin e procesit politik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; dhe zgjidhjen e problemit të të drejtave kolektive të shqiptarëve në mbështetje të parimit të reciprocitetit ftojmë të gjithë aktorët e brendshëm dhe të jashtëm të kontribuojnë edhe më shumë për zgjidhjen e problemeve të shumta vendore, në përputhje me orientimet e politikave euro-integruese për krijimin e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë rajonal. “ thuhet në fund të kesaj komunkate të kyretarit të Bujanocit z.Shaip Kamberi mbi sitauatën e ditëve të fundit në Kosovë dhe reflektimin e tyre në Luginëne Preshevës.
Bujanoc, 3 gusht / AIK-Presheva Jone

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch