Home » Lajme » Shaip Kamberi shqyrtoi mundësinë për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës ?!

Shaip Kamberi shqyrtoi mundësinë për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës ?!

Seanca e gjashtë e kuvendit komunal për këtë vitë që u mbajtë në ditën e Martë (11.10.2011) edhe kryetarit të komunës së Bujanocit i solli telashe të mëdha.

 

Iniciativa e 4 këshilltarëve të Partisë Demokratike për ndryshimin e emërimeve të disa rrugëve të qytetit të Bujanocit për pak sa nuk e qoi kryetarin e komunës Shaip Kamberin të japë dorëheqje nga ky post.

Një burim i sigurt i RTV-Spektrit brenda krahut të kryetarit të komunës i cili kërkoi të mbetet anonim, sot i referoi një informacion shumë interesant gazetarit tonë.

Rrëfimi i burimit tonë ishte kështu: – Në momentin kur 4 këshilltarët e Partisë Demokratike ishin të vendosur që iniciativa e tyre për ndryshimin e emrave të disa rrugëve të qytetit me çdo kusht të futet në rend dite, dhe në momentin kur ata nuk lan asnjë mundësi të dyshohet se ky propozim është vetëm një trik politik i tyre sepse në një moment këshilltari Hajredin Hyda doli në foltore dhe ftoi të gjitha partitë tjera shqipëtare që mund ta marin sikur iniciativë të veten dhe këshilltarët e PD-së do t’i përkarahin, dhe kur kësaj iniciative ju bashkuan edhe këshilltarët e LPD-së – bartësi i tyre Dr. Adnan Salihu në foltore propozoi që menjëherë të propozohet komisioni i cili do të miret me këtë punë, ky propozim i LPD-së edhe më shumë i komplikoi rrjedhat e seancës në vazhdim. Askund tjetër nuk mund të shihet që subjekti politik i cili mban shumicën në udhëheqjen e pushtetit të braktiset nga kuvendi, kështu dje veproi kryetari i komunës Bujanocit duke i ftuar këshilltarët e PVD-së ta lëshojnë sallën, ky ishte një veprim i paparë deri më tani. Dhe kur edhe partneri i koalicionit serb Stojança Arsiç me çdo kusht kundërshtonte marrjen e vendimit për të formuar komisionin për përgaditjen e procedurës për ndryshimin e emrave të disa rrugëve të qytetit të Bujanocit duke u kërcënuar se është i gatshëm të prishë edhe koalicionit me PVD-në LPD-në dhe UDSH-në nëse futet kjo iniciativë në rend dite kjo e solli Shaip Kamberin në pozitë edhe më të komplikuar. Dhe pas konsultimeve të gjata të cilat nuk jepshin rrezultat, në një moment kryetari i komunës u gjetë në një situatë shumë të palakmueshme që e shtyri të mendojë të japë dorëheqje nga ky post, mbaron rrëfimin e vetë personi i cili ishte burim i këtij informacioni për gazetarin e Spektrit i cili kërkon të mbetet anonim.

Mediumi ynë ditët në vijim do të mundohet të konfirmojë edhe më saktë këtë  informacion, ose edhe do të demantojë këtë lajm nëse nadelsikur i pa saktë.

 

RTV-Spektri

Bujanoc.

Be cautious about changing your child to fit in, because spy phone mobile of http://topspying.com/ there will always be haters

4 Responses

  1. Secili njeri është vetëm një njeri, pavarësishtë funksionit që ka. Kur njeriu e paragjykon veten si më shumë se një njeri, të pagabueshëm dhe të paprekshëm nga kritikat, atëhere priret të bëjë gabime me vendime të pamatura. Kryetari i Komunës z.Shaip Kamberi do të ushtroj këtë funksion deri në fund të mandatit, pra deri në zgjedhjet e radhës, por këtë duhet ta bëjë pa siklet dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se secili këshilltar është më i “madhë” se ai meqenëse ai jep llogari para këshilltarëve e jo këshilltarët para tij dhe se Kuvendi nuk është degë e PVD-ës ku të të diskutosh a të votosh është një formalitet më shumë se banal (ngase atje i pari i ka ditur të gjitha, nëse ka ditur edhe dikush tjetër është dëbuar, qoftë edhe nëse përjashta ka qenë edhe Arbain).
    Çështja ka mundur të mos ndërlikohet nëse do të kërkohej mendimi profesional i sekretarit të Kuvendit komunal rreth procedurës meqenëse gjatë diskutimit këtë nismë a propozim e kishte mbështetur si kryetari z. Shaip Kamberi e veçmas këshilltari z.Adnan Salihu i LPD-ës.
    Vërtetë habit një fakt: po ku ishin këshilltarët e tjerë të PVD-ës që nuk flisnin, apo edhe ata lënë kot vendet e tyre të punës, për ta “ngrënë” edhe atë kulaç të vogël që e marrin nga të qenit këshilltar.
    Por çuditërishtë megjithatë raporti dhe programi i çerdhes “Gëzimi ynë” u aprovua pa asnjë kundërshtim edhe pse Kuvendit i ishte dërguar me një vit vonesë. Drejtori i tall me të gjithë: me administratën, me Këshillin komunal me të gjithë këshilltarët në Kuvend dhe kaloi “pa një therrë në këmbë”. Vallë ku ishte këshilltari spektakolar Hajredin Hyda që nuk kundërshtoi aprovimin e këtyre dy dokumenteve dhe që nuk kërkoi nga Kuvendi inicimin e procedurës së shkarkimit të drejtorit të këtij enti, ose në të kundërtën të dilte nga Kuvendi me kolegët e tij nga PD, për të mos qenë pjesë e asaj talljeje. Me gjasë i harxhoi fjalët, energjitë dhe idetë para kohe, duke dyshuar se mos qytetarët po e marrin në sy të keq. Vërtetë pse ka kaq paragjykime të mjera ndaj qytetarëve?! Askush nuk është duke jetuar në kohën e gurit.
    Ndërsa e gjithë kjo është pasojë e heshtjes së z.Kamberit, atëhere kur fjala e tij ishte ar e argjend, pra që nga viti 2002 e këndej dhe i injorimit të disa prej njerëzve më të aftë në PVD, gjë të cilën Nagipi, pas daljes nga PVD, e shfrytëzoi në maksimumin e mundshëm e me shumë mençuri. Tani dielli ka dalur nga PVD e Bujanocit, tani ka mbetur vetëm hëna.
    E “Koha është si shpata nëse nuk e pret atë, ajo të pret ty” – ka thënë i dashuri i Allahut, Muhammedi s.a.w.s., posaçërishtë koha pa diell ia ndal rritën secilit organizëm, apo jo?

  2. Hajredin HYDA thotë:

    Keshilltaret e Partise Demokratike nuk kan qene prezent gjate votimit per raportin e Cerdhes dhe Hajredin HYDA nuk ka dashur te diskutoj per gjera te vitit 2009 dhe kjo ka qene detyre e koalicionit aktual qe mos ta shqyrtoj fare ne mbledhjen e Keshillit Komunal dhe ne ate mbledjje te kerkoj pergjegjesi nga ai por edhe doreheqje.Hajredin HYDA nuk eshte Spektakolare dhe vazhdimin e seances e ka kaluar i qete pa dashur te kontriboj ne zgjatjen e agonise se ketij kuvendi

  3. Kam pasur mundësi ti përcjell punimet e seancës së fundit të kuvendit përmes R.T. Bujanocit. Un personalisht e kam pas Profesor Hajredin Hydën në shkoll të mesme dhe nuk kam pasur shum simpati si profesor ndaj tij sepse ka qen paksa rigoroz dhe mue ato sjelljet e tij nuk më kan konvenuar. Ama kto cka e kam par se sa ishte aktiv në Kuvend hallall i qoft gjthcka, jam knaq tue ndëgju, lum ajo familje e tij që e kishin, mi pas kuvendi i Bujanocit edhe 5 kshilltar cashtu sikur Hyda na do ti kishim punt shum ma mir se që i kemi, BRAVO TË QOFT PROFESORI IM, cashtu mbrohen interesat dhe ndera e Shiptarit para kshilltarve serb cetnik dhe të paftyr sikur që ishte ai far trajko trajkovic, nuk mbrohen interesat e tona në mënyrën cysh veproi Shaip Kamberi duke e lëshuar mbledhjen dhe duke dalun jashta sikur kukavic e i mjer me kok të ulur. Lufta e Hydës në Kuvend net ju shërbeje si shkoll dhe shembull të tjerve kshilltarve, të dua PROFESORI im shum i rrespektuar. Amiri nga Bujanoci rr. Branko Radicevic.

  4. I nderuar Hajredin Hyda, fillimisht te sqarohemi: jam shume i kenaqur qe me ne fund ne Kuvendin komunal te Bujanocit ka opozite dhe e dyta se te berit opozite duhet kuptuar si nje aktivitet politik e institucional qe e bejne vetem njerezit qe kane virtyte, dije dhe dashuri per njerezit e mjedisit ku jeton dhe pikerishte per kete eshte dashur te qendroni ne salle dhe te kerkoni inicimin e doreheqjes se drejtorit te Cerdhes se femijeve, per shkak se ai me ate rast eshte tallur ne menyren me cinike te mundshme, duke e pare se fuqia politike e keshilltareve po bie, jo pse nuk din e jo pse jane pak, por se nuk ndjehen moralishte ne nivelin e detyres qe kane.
    Sa i perket perdorimit te fjales “spektakolare” perkon me frymen e re pozitive qe tani ka ne Kuvendin komunal te Bujanocit, posacerishte me paraqitjet e tua te argumentuara dhe spektakulare me c’rast shpresoj qe qytetaret ta kuptojne si dicka shume freskuese, nxitese dhe shpresedhenese, se me ne fund ta kuptojne se Kuvendi nuk eshte faltore por vend ku kerkohen dhe jipen llogarite e veprimeve te bera ne kete bote. Shendet te gjitheve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch