Home » Lajme, Vendore » Shaip Kamberi: Stevanoviq(SNS) po pretë të i përshtatemi politikave të Qeveris së Serbisë

Shaip Kamberi: Stevanoviq(SNS) po pretë të i përshtatemi politikave të Qeveris së Serbisë

Rtv Spektri nga Bujanoca zhvilloi një intervist me Sekretarin shtetëror në Ministrin e Ekonomisë Dragan Stavanoviç rreth planit që kompania “Solid” nga Suhareka të hapë fabrikën e këpucëve në Preshevë. Sipas sketretarit shtetëror ka qenë gabim që pushteti i ri në Preshevë është interesuar për gjendjen e ndërmarrjeve të falimentuara në Preshevë, edhe pse këto ndërmarrje ndodhen në territorin e komunës së Preshevës. Po sipas Stevanoviçit, pushteti lokal dhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani por edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi pasi që janë interesuar për statusin dhe gjendjen e ndërmarrjeve në komunën e vet paskan tentuar të pengojn hapjen e fabrikës Solid në Preshevë!
Në vazhdim të intervistës Dragan Stevanoviç komplimentoi ish kryetarin e komunës Shqiprim Arifi për të cilin tha se ka qenë shumë bashkëpunues me Qeverin e Serbisë dhe tha se ky është model se si duhet komunat e Preshevës dhe Bujanocës ti qasen bashkpunimit me Qeverin serbe.
I pari që reagoi në deklaratën e Sekretarit shtetëror ishte kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Ai në një status në facebok shkroi: “Komuna e Bujanocit ka konkuruar me dy projekte në vlerë prej 70 mil. din. për zonat e biznesit, te Ministria Bockit.
Ta shohim përkushtimin e tij për me ndihmu komunën, apo ndoshta duhet edhe qasjen politike me ia përshtatë Bockit?”. Me këtë status kryetari Kamberi la të kuptohet se Ministria në të cilën si sekretar shtetëror është Dragan Stevanoviç Boske është i gatshëm të ndihmojë komunat e Luginës por me kusht që qasja e spektrit politik shqiptar i Luginës së Preshevës të jetë në përputhje dhe e pershtatur me politikat e Qeveris së Serbisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch