Home » Lajme » Shaip Kamberi takime të rëndësishme me ambasador në Beograd

Shaip Kamberi takime të rëndësishme me ambasador në Beograd

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë vizitës së tij zyrtare sot në Beograd, ka realizuar dy takime të rëndësishme. Takimi i parë ishte me grupin e ambasadorëve të akredituar në Beograd, atë të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë,Shqipërisë, Holandës, Turqisë, Bashkimi Evropian si dhe Zvicrës.

            Ndërsa takimi i dytë ishte ai me ambasadorin e Portugalisë Luis de Almeida Sanyaio si dhe përfaqësuesit e kompanive të Portugalisë, ku dy palët kanë biseduar për mundësin e investimeve në komunë e Bujanocit.

 

Shkruan: Valon BEGZADI

 

Me ftesë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mery Worlik, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka zhvilluar sot një takim me grupin e ambasadorëve të shteteve evropiane siç i quan ai, “Miq të Luginës”, në grupin e përbërë prej ambasadës së Amerikës, Gjermanisë, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Turqisë, Bashkimit Evropian dhe Zvicrës, me që rast prefekti i komunës i ka njoftuar me rrjedhat politike, si për çështjen e funksionimit të Trupit Koordinues, çështjen e arsimit si dhe të gjitha çështjet e tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit.

Ndërkaq në takim me ambasadorin e Portugalisë i akredituar në Beograd, Luis de Almeida Sanyaio, si dhe me përfaqësuesit e kompanive protugeze, z. Kamberi e ka prezantuar komunën e Bujanoc, e cila është future në vitin e kaluar, si komunë e specifikuar me ambiente të volitshëm ekonomik për investime. Televizioni Bujanoci, zhvilloi një intervistë përmes telefonit me zotëri Kamberin dhe ai theksoi se ambasada e Portugalisë dhe kompanitë përkatëse janë të interesuar që të investojnë në komunë e Bujaniocit, dhe sipas tij këtë fund muaj ose në fillim të muajit tjetër do ta vizitojnë komunën tonë vete ambasadori i Portugalisë si dhe përfaqësuesit e kompanive portugeze.

 “Pas vizitës e cila do të zhvillohet në Bujanoc do të shihet mundësia e investimit në ekonomi, respektivisht në dy projektet e infrastrukturës si dhe janë dy mënyra që mund të llogarisim ndihëm e shtetit të Portugalisë që është sfera e menaxhimit të mbeturinave si dhe menaxhimi i ujërave të zeza.

Ky do te jetë fokusimi jonë për të ardhëm në bashkëpunim në shtetin protugal dhe me shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian, do të realizohen këto projekte. Dhe ajo që ka të bëjë me ekonomin, një kompani portugeze dëshiron që të zhvendoset nga shteti portugez për tu u vendosur në vendet e Ballkanit, të cilët kanë një interesim te veçante që të vizitojnë Bujanocin dhe të shohin mundësin e investimeve për shkak të pozitës gjeostrategjike të komunë e sonë”.

 

Me vizitën e ambasadorit te Portugalisë ne Bujanooc si dhe përfaqësuesve te kompanive portugeze qe pritet te ndodh shume shpejt, te gjitha këto do te definohen.

 

Instead, they were meeting with the timing company, developing the registration website, www.paper-writer.org pitching sponsors, working on mapping the course, and meeting with the city to seek approvals on the process

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch