Home » Lajme » Shaip KAMBERI: Themelimi i “Këshillit Nacionalë Serbë” dhe thirrjet për segregacion provokim serioz me pasoja të rrezikshme

Shaip KAMBERI: Themelimi i “Këshillit Nacionalë Serbë” dhe thirrjet për segregacion provokim serioz me pasoja të rrezikshme

“Me aktin e fundit, një pjesë e serbëve local në Bujanoc me thirrjet për ndarje e segregacion po ridëshmojnë se nuk janë për bashkëjetesë me fqinjët e vet, se janë kundër parimit të integrimeve europiane dhe po e dëshmojnë logjikën e vjetër serbe për apsolutizëm..”  ka deklaruar në vazhdim z.Shaip Kamberi, kyretar i Komunës së Bujanocit.

Se si e komenton themelimi ne  të ashtuqujturit  “Këshill Nacional Serbë” nga disa parti serbe në Bujanoc dhe dekleratat e përfaqësuesve të këtij këshilli serb rreth pretendimeve të ndarjes se Bujanocit në dy rajone, atë serbe dhe shqiptare kryetari komunës së Bujancoit Shaip Kmaberi sot ju është përgjigjur agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”. Në e ragimin e parë nga Lugina e Preshvës rreth themelimit të e këtij këshilli serbë njeriu i parë i Bujancoit ka pohuar se “iniciativa e fundit e qarqeve të caktuara të serbëve lokal, në mesin e të cilëve ka politikan nga periudha komuniste, ish punëtorë të sigurimit shtetëror serb, për themelimin e të ashtuquajturit “Këshill Nacional Serb” në Bujanoc paraqet një provokim serioz dhe të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në këtë komunë. Si e tillë ajo nuk është një iniciativë e re, në dy vitet e fundit në adresë të ministrive
 dhe qeverisë serbe, janë dërguar një varg letrash anonime, peticione dhe akte të tjera të cilat kanë shprehë “brengën” e serbëve local për të “shqiptarizim të Bujanocit”, ndërkohë, që ditë më parë një bashkësi lokale serbe ka bllokuar deponinë e qytetit, me pretekst se po dëmton  mjedisin, ndërkohë, që prapaskena e gjithë këtij marifetlluku është  futja në sistem të grumbullimit të mbeturinave të fshatit Tërnoc…”
Me aktin e fundit, sipas z.Kamberi, një pjesë e serbëve local në Bujanoc me thirrjet për ndarje e segregacion po ridëshmojnë se nuk janë për bashkëjetesë me fqinjët e vet, se janë kundër parimit të integrimeve europiane dhe po e dëshmojnë logjikën e vjetër serbe për apsolutizëm. Të shpresojmë se në kuadër të bashkësisë serbë në Buajnoc ka njerëz me arsye të shëndoshë të cilët nuk do ta përkrahin këtë provokim të rrezikshëm, përndryshe, vendosja e vijave etnike nuk do të mund të bëhet  sipas planeve serbe.
Se si do t”rflektohet të qytetarët e Luginës së Preshvës themmelimi i këtij të ashtuqujatur “këshill nacional serbë”  kryetari i Bujanocit z.Shaip Kmaberi në vazhdim agjencisë “Presheva Jonë” ju është përjgigjur se “sigurisht se kjo iniciative  e tyre për krijimin e pushtetit paralel do të hasë në kundërshtimin e vendosur të auoriteteve locale, por, do të jetë interesant të shohim reagimin e qeverisë serbe. Nuk është diçka e re se qeveritë serbe, me vite, nxisin dhe përkrahin sisteme parallele gjetiu, por, a do ta lejojë dhe tolereojë këtë paralelizëm në territorin e vet, ndaj një pushteti të dalë nga zgjedhjet e rregullta dhe legjitime të organizuara sipas ligjeve të vet Serbisë do të jetë interesant të shohim. Apo edhe kjo është në kuadër të  agjendës, të cilën në këto moment po e ndjek një pjesë e qeverisë serbe, për ridefinimin e raporteve me shqiptarët dhe Shqipërinë? Sido
 që të jetë, faktori politik shqiptar në Bujanoc do të reagojë në mënyrë të vendosur, dhe në  bazë të dokumenteve politike të cilat bashkarisht i ka aprovuar…”

Bujanoc, 5 qershor / AIK-Presheva Jonë

It’s not all bad, though by this point, you may www.phonetrackingapps.com/ have formed the impression that social media is a frightening, problem-causing place

One Response

  1. hoxha thotë:

    keta serb e kan perkrahjen e vet TADIQIT,mos u ngur mor zotri ,s ene jemi shkurt pames;keta memorandumin serb per serbin e madhe dh ete paster ne baza etnike kan me çu deri ne fund,kesaj punes se tadiqit ,po i vjen sikur puna e nasradin hoxhes,kur ka then ja ndin zerin,edhe ne tahs po ja ndim zerin e tadiqit,ku po pergaditen kufijt e serbis se madhe,na qoft perhajr

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch