Home » Lajme » Shaip Kamberi uron Edi Ramën për fitoren

Shaip Kamberi uron Edi Ramën për fitoren

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Parlamentin serb, njëherit dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, z.Shaip Kamberi, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Në postimin e tij, z.Kamberi ka shkruar:

Uroj Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj z. Edi Rama për suksesin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit.
Uroj Republikën e Shqipërisë dhe qytetarët e sajë për maturinë e treguar, qetësinë e ruajtur dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike.
Besojë fuqishëm që Republika e Shqipërisë dhe institucionet e saja do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për t’u përkujdesur edhe më shumë për Luginën e Preshevës dhe qytetarët e sajë.
Pa Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevës do të jetë e zbeht, e harruar dhe diskriminuar edhe më tej.
Andaj, ne do të jemi mirë kur është mirë Shqipëria.
Urime!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch