Home » Lajme, Vendore » Shaip Kamberi viziton Shkodrën: “Kërkon zgjidhje për prodhuesit e duhanit”

Shaip Kamberi viziton Shkodrën: “Kërkon zgjidhje për prodhuesit e duhanit”

Kryetari i komunës së Bujanoci, Shaip Kamberi, gjatë ditës ka qëndruar në Shkodër, ku ka vizituar fabrikën e duhanit në atë pjesë të Shqipërisë veriore.

Një delegacion nga Bujanoci, i prirë nga kryetari Shaip Kamberi dhe deputeti Fatmir Hasani, kanë vizituar fabrikën e duhanit në Shkodër.

Ky takim, ka për qëllim krijimin e mundësive të reja të një bashkëpunimi në mes të prodhuesve lokal nga Bujanoci me fabrikën e duhanit në veriun e Shqiprisë.

Megjithate, ky është takimi i parë dhe pritet që një bashkëpunim në mes prodhuesve tanë dhe fabrikës nga Shkodra të intensifikohet në të ardhmen.

Në vizitën e sotëm, pos kryetarit Shaip Kamberi dhe deputetit Fatmir Hasani, morrën pjesë edhe Enis Salihu, shef i zyres për zhvillim ekonomik lokal dhe disa nga përfaqësues nga industria e duhanit nga Bujanoci.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch