Home » Lajme, Vendore » Shaip Kamberi: Vuçiqi nuk do të mund t’i ikë gjithë detyrimeve ndaj Luginës

Shaip Kamberi: Vuçiqi nuk do të mund t’i ikë gjithë detyrimeve ndaj Luginës

Shkruan: Shaip Kamberi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ose ka problem serioz me protokollin, ose vërtetë ka hequr dorë nga një pjesë e Luginës së Preshevës.

Nuk mundet të jepet ndonjë shpjegim logjik për faktin se gjatë tre vizitave të tij në Bujanoc, ai asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme ta vizitojë një herë vetadministrimin lokal, që edhe sipas ligjeve të Serbisë, është zot shtëpie në territorin e një komune.

Prandaj, vizita e sotme e Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc mund të ketë efekt mediatik, por kursesi efekt real për jetën e qytetarëve.

Më shumë se spektakli mediatik, efekt më të rëndësishëm për të ardhmen, siç po e quan ai turneun e tij, do të kishin vendimet dhe politikat e munguara të tij, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre së qytetarëve.

E Vuçiqi po dëshmon se ato po i mungojnë.

Lugina e Preshevës ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe të drejta politike. Por, për këtë duhet dialog , vullnet, gatishmëri, dije dhe mendësi demokratike.

E Vuçiqi po dëshmon se ato po i mungojnë.

Presidenti serb po dëshmon që Serbia nuk i njeh shqiptarët si qytetarë të barabartë.

Pothuajse nuk ekzistojnë fare.

Madje as serbët që nuk mendojnë si ai.

Thjesht, një shtet-parti.

Presidenti i Serbisë po i ikë ballafaqimit me shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që ka ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Nëse presidenti Serb vërtetë do të zgjidh problemet e rajonit duhet ta ketë të qartë se këtë nuk mund ta arrijë në kafiterinë e Levkit, por, në komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet e zgjedhura.

Politika e strucit, përpos që i thellon problemet, është edhe afatshkurtër.

Presidenti i Serbisë mund t’i ikë edhe pak përgjegjësisë.

Pas derës së përpjekjes për shmangie, e pret automjeti për Bruksel.

Apo, edhe jo.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch