Home » Opinione » Shajkaqa ,perandor i Romës?

Shajkaqa ,perandor i Romës?

Civilizimi i parë në tokën e Bulgarisë së sotme ishte ai i Thrakasve .Politikisht e copëtuar por shumë e ngritur  në art ,kulturë dhe ekonomi ,Thrakia e arrijti kulmin e saj në shek.VI-të prK . Të dhënat historike flasin se duke iu falënderuar mosbashkimit të tyre politik ,ata shpesh ishin të sulmuar ,pushtuar dhe në fund edhe të humbur. … Në shekullin e katërt pas Krishtit ,kur Imperatoria e  Romës u nda në mes Romës dhe Konstatinopolit  ata që mbetën në Thraki iu nënshtruan ,kulrurës së lindjes  dhe e  morrën krishtërimin.  Jemi me qëllim  në Bullgari që të spjegohet më lehtë se me kë u ballafaqua Ballkani në shekullin VII-të të erës sonë.  Hordhitë e Bulgarëve erdhën në këto anë. Bulgarët ishin një përzierje turke e Azisë ( fjala e vjetër turke “Bulgar” do të thotë “ i përzier “ , pra pa pëcaktim etnik)  Të ardhur nga regjionet në mes të Uralit dhe Volgës ,stepave  të veriut të Detit Kaspik bulgarët ishin të njohur  si kalorës të fortë ushtarak, dhe kishin një organizim të madh politik duke iu falënderuar pricërve të tyre të quajtur “khan”. Ishte viti 681 kur Khani Asparukh e detyroi Impetarorin e Bizantit , Konstantinin e V-të , që të njihte shtetin Bulgar , me kryeqytet  Pliskan.(historymedren.about.com/library/text/ntxtbulgaria).

Asparuhi , ishte pra themeluesi i shtetit të parë Bulgar ( 680-681) ( në gjuhën iraniane , të dikurshme perse  do të thoshte “”aspa’’- “kali” dhe “rukh”- “shpirti” pra Shpirti i Kalit).

Të kotë e kanë serbët që mundohen të lashtësojnë vetën në këto toka. Ata këndejpari kanë ardhur si endacak të nevojshëm për një “kore bukë” ,dhe kanë qenë shërbëtorë të perandorive të kohës. “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë  edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar  në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”(S.Riza)  Atyre iu mungon arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra  e tyre e varrosjes,kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia  . Të gjitha këto mundohen ti marrin nga ne, dhe t`i quajnë serbe.

 

Deri sa ne luhateshim në djepat e kohës me përralla dhe përgjumoheshim  dhe flinim, serbët punuan në një drejtim që për ta ishte shumë efikas ,dhe me histori të vjedhur nga ne  ia siguruan vendin veti në rradhën e popujve të Europës. Lexoje librin :Sima M. Ćirković : Serbët në mesin e pupujve të Europës”

Kësaj rradhe për analizë, i morra dy  libra të autorëve serb ,të cilët me një përvetësim të paskrupullt të historisë së huaj ( në këtë rast ,asaj  t`tonës) mundohen t`i  krojnë vetit një themel të lashtë ,bile shumë të lashtë për historinë serbe.Më qudit fakti se si nuk iu mirren mendët duke fluturuar aq largë, e mu në kohërat  kur  ana aziatike e tyre posa kishin zbritur nga drunjt.

”Perëndesha Diana , perëndesha e xeheroreve të argjendit në tokën e Serbisë” nga Bojana Plemiç si dhe  ” Serbi ,perandor i Romës ” nga Relja Novakoviç.Sa më shumë po lëxoj librat e këtij lloji aq më shumë po e çmoj të kaluarën tonë që padyshim ,mu ashtu si toka e jonë ishte pre e ardhacakëve. Sa më shumë që po i lexoj këto libra , aq më shumë po më forcohet bindja që historianët e llojit të Oliver Jens Schmitt ,nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se në stilin copy-paste i marrin këto dhe e ”ribindin” Europën për historinë e ”bujshne”serbe. Historia është një , nga ata që e kanë bërë ,nga ata që e kanë lënë të përjetuar dhe si e tillë nuk i ka dy protogonist . Kush janë ata protogonistë : Serbët? Të shofim se çka shkruajnë autorët e lartë përmendur:

 Faksimil i librit” Serbi Perandor i Romës”  i Relja Novakoviçit (1999)

 

Bojana Plemiç shkruan se për kultin e Dianës si perëndeshë mbrojtëse e e xeheroreve të argjendit  kemi shumë dëshmi. Për hulimtim janë marrë disa shembuj  të monedhave të argjendta të Kosmajit, Guberavicës, Kolovratit të Prijepoljes, Çaçakut si dhe dëshmitë tjera nga malet e Jelicës , reliefi i breut të lumit Kuçajne. Autorja vie në përfundim se shumëfaktësia e rritë besimin dhe provat që Perëndesha Diana ishte mbrojtëse e të gjitha minierava të argjendit në tokat e Serbisë Ajo i përshkruan më tutje se duken ato monedha: ”Në gjetjet e Kosmajit takohen dy shembuj nga seria e monedhave me legjendën Metal Delm të cilat lidhen me Mbretëreshën Diana (Simić i Vasić 1977) , të cilat lidhen me kohën e sundimint të Hadrianit. Ay është koka e gruas ,me flokë të grumbulluar në ”kapakun” e kokës ; kurse në anën tjetër të monedhës është drenusha,që mund të lidhet me ate që ndoshta ishte shtazë e kultit të Dianës..

Pra çka gjëndet në tokat e Serbisë së sotme është e trashëgimisë serbe .Dhe aspak nuk është e quditshme pse asnjëherë nuk i përmendin  shqiptarët që ishin të parët e këtyre anëve. Shtrembërimi ,dhe përvetësimi i tyre i historisë nuk e lejon këte.

 

Relja Novakoviç ,ne librin e tij fillimisht ankohet që  sa herë është shkruar historia e Serbisë ,asnjëherë nuk janë çfrytëzuar burime te vjetra vendëse (pra Serbe) ku ngjarjet dhe personalitetet e kanë sajuar historinë serbe ; rasti ëshë edhe me Liciniusin i cili ishte në farefisni me Konstatinin e I-rë , nje figure e rëndësishme e krishterimit .( Gaius Valerius Licinianus Licinius Augustus c. 263 – 325) i l;indur në Moesinë e Epërme afër Zajeçarit (sot Serbi ) ishte Imperator I perandorisë së Romës( 308 – 324 psK) Gjatë gjithë kohës së mbretërimit ishte edhe mik  edhe rival i Konstantinit të Pare dhe që dytë ishin autorë të Ediktit të Milanos ,i cili e lejonte Krishterimin në imperatorinë Romake të Lindje dhe të Perëndimit..  Ai  u mund në betejën e Krisopolisit dhe pastaj me urdhërin e  Konstantinit të parë edhe u egzekutua..Verejtja e ime)

(Nga Edikti i Milanos “Kur unë Konstandini Augusti dhe Liciniusi Augusti , fatmirësisht u takuam në Mediolanum ( Milano) dhe shqyrtuam gjithëçka që ka te bëjë me sigurinë dhe mirëqenjen publike ku adhurimi i Hujnive natyrisht duhet të ishte i pari ,ne vendoseëm tu japim të krishterëve dhe të tjerëve autoritetin e plotë  të besojnë në atë  çfarë duan… prandaj është kënaqesi për ne që kemi hequr të gjitha pengeat ndaj të krishterëve në Ediktin  e dhëne zyrtarisht me shkrim. Tash e tutje ,kush deshiron te besoj në ate Fe mund t`a bëj atë lirisht,hqapur dhe pa pengesa … “ (Nikollë Loka& Gjet Kola “Iliria Biblike”)

 

Sipas autorit Novakoviq , figura e Liciniusit , në historinë serbe ka mbetur pa u qartësuar mirë.Kur njëfarë Ljuba Stojanoviç në vitin 1927 e paska pas bërë Historinë e atdhetarëve serb ai  nuk e paska pas dhënë qartas prejardhjen serbe të Liciniusit . Burimet kishtare ,thotë Novakoviçi ,nuk është që pa arsye që e kanë përmendur Liciniusin si Serb. ata dini diçka. Ata ishin të bindur që serbë  në gadishullin Balkanik kishte edhe para kohës së Konstatinit të Madh ,pra shumë më herët dhe si të tillë ishte normale që ato burime kishtare serbe të ceknin lidhjet e Perandorisë Romake me serbët dhe ndodhitë e kohës ku serbët ishin pjesëmarrës. Në ato rrethana që egzistonin e të mos përmendet Liciniusi  ishte dhe është e pa kuptueshme. Nuk është fjala vetëm për qëndrimin e tij ndaj Krishterimit si ideologji por edhe për shtetin e popullit që ai e udhëhiqte ,  e ai popull  që jetonte qoft në anën e epërme të Danubit në Daki , qoft  në lindje të Danubit në Anadollinë Serbe  Liciniusi ishte Serb.

“ Në çdo rast , nëse nuk përmendet Liciniusi  si serb ,historia e Serbisë nuk është komplete , pa marrë parasyshë se cilën imperatori ai e udhëhiqte. “ .“ Të shofim se si shkrimtarët tonë kishtarë (serb fxh) të vjetër e përmendnin Liciniusin si Serb edhe si imperator. Kështu në Gjenealogjinë e Karlovcit shkruhet :” Ky ,Licininusi ishte  sundues dhe zotëri  dalmatas , me origjinë serbe dhe i rodit të Konstantinit djalit të Bela Uroshit.”

“Në atë gjenealogji shkruhe se lindja e Krishtit lidhet me kohën e sundimit të imperatorit Augustus, prap se prap përmendet Liciniusi serb i cili e muarr motren Konstanitinit për grua”

 

Pa dashur të komentoj më tepër  po i japi edhe ato se çka shkruan Miroslav  Qosoviç””Kam shkruar për projektin poltik me anë të të cilit serbizmi është menduar si ideologji politike në gjysmën e parë të shek XIX-të ,dhe që i pari njeri që  e ka filluar përhapjën e serbizmit ishte Sima Milutinoviç Sarajlija. Dhe me këte kuptohet që asnjë Petroviç , Balshiq , apo  Vojisavljeviç  nuk e konsideronte vetën serb për nga kombi apo për nga përkatësia etnike “

 

Fahri Xharra

11.05.13 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch