Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Shaqiri dëshiron të fitojë sërish Ligën e Kampionëve

Shaqiri dëshiron të fitojë sërish Ligën e Kampionëve

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shprehur i gatshëm për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli do të ndeshet me Tottenhamin në Madrid.

Shaqiri e kishte fituar një herë këtë trofe me Bayernin, derisa dëshiron të fitojë sërish, kësaj radhe me skuadrën angleze.

“Kemi pasur një edicion të mrekullueshëm dhe e kemi një finale të madhe para vetes. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë titull, sepse klubi e meriton, tifozët e meritojnë dhe lojtarët e meritojnë”, deklaroi Shaqiri.

Ai është shqiptari i parë që e ka fituar këtë garë, derisa shpreson se do ta fitojë sërish, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë.

“Do të jetë një gjë shumë e veçantë nëse ne e fitojmë. Tottenhami është klub i nivelit të lartë. Ata i kanë treguar botës se sa të mira janë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi besim. Janë vetëm 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë”, shtoi tutje anësori shqiptar.

“Ne jemi të përgatitur shumë mirë dhe do të tentojmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, nënvizoi Shaqiri.

Ai shtoi se e ka të vështirë të thotë nëse është ndeshja më e madhe në karrierën e tij, por dëshiron të përjetojë sërish emocionet që i kishte më 2013, kur triumfoi me Bayernin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch