Home » Lajme, Sport » Shaqiri dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve

Shaqiri dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve

“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, thotë vetë 26-vjeçari.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është i hapur për një kalim nga Stoke City te Tottenham Hotspur, i joshur nga mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri në vitin 2013 e kishte fituar Ligën e Kampionëve, kur ishte pjesë e Bayern Munich.

Pasi Stoke City ka rënë nga Premierliga, Shaqiri ka përfshirë në kontratën me klubin anglez një klauzolë se mund të largohet për 12 milionë funte në një rast të tillë.

“The Sun” shkruan se përveç Tottenhamit, edhe West Ham, Everton dhe Crystal Palace janë të interesuar për lojtarin e Zvicrës.

“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, thotë vetë 26-vjeçari.

Ai ka falënderuar Stoken për përkrahjen që i ka dhënë, ku tha se është rritur shumë si futbollist dhe si njeri”.

Në janar Shaqiri pati një ofertë nga Roma, të cilën e refuzoi.

“Nuk kam përvojë të mirë nga transferimi tek Interi në janar, për më tepër që doja të ndihmoja Stoken të arrinte synimet e veta. Por Serie A mbetet një kampionat tërheqës. Lojtarët e mirë kalojnë atje çdo vit, kështu që nuk përjashtoj asgjë”, theksoi tutje futbollisti shqiptar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch