Bayern Munichu për herë të 23-të në historinë e klubit bëhet kampion i futbollit gjerman.
Bavarezët bashkë me shqiptarin me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri regjistruan fitore prej 1-0 në shtëpi të Eintracht Frankfurtit dhe në këtë mënyrë siguruan pikët e mjaftueshme për ta ngritur titullin e Bundesligas që në javën e 28-të kampionale.
Shaqiri është parë duke vallëzuar në fushë para shokëve të tij. Pak më vonë, ai ndanë gëzimin e fitores edhe me trjanerin Heynckes Jupp. Shaqiri ka postuar një foto në Facebook që tregon se ka festuar edhe me Franck Ribery dhe Rafinha.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, shkruan Shaqiri në Facebook.
Bayern Munichu ka 20 pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Borussia Dortmund, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë për t’u zhvilluar (18 pikë).
/www.albinfo.ch/