Home » Lajme, Sport » Shaqiri para ndeshjes ndaj Serbisë: Nuk i frikësohemi askujt

Shaqiri para ndeshjes ndaj Serbisë: Nuk i frikësohemi askujt

Zvicra dhe Serbia do të ndeshen të premten

Zvicra ka marrë zemër pas barazimit ndaj Brazilit 1:1, derisa në ndeshjet e ardhshme do të ndeshet me Serbinë dhe Kosta Rikën.

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shprehur se nuk i kanë frikën asnjë skuadre, shkruan “irishmirror.ie”, përcjell albinfo.ch.

“Nuk mendoj se ka shumë presion tek ne. Nuk i kemi frikën askujt. Ne kemi cilësi për të fituar ndaj çdo kundërshtari. I njohim aftësitë tona”, është shprehur Shaqiri.

Zvicra dhe Serbia do të ndeshen të premten. “Ne do të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Këtë jemi munduar ta bëjmë edhe ndaj Brazilit. Synimi ynë është të kualifikohemi në rrethin e ardhshëm. Nuk do të jetë lehtë, por besoj në ekipin tonë”, ka thënë tutje Shaqiri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch