Home » Sport » Shaqiri si Messi, super gol nga ylli shqiptar

Shaqiri si Messi, super gol nga ylli shqiptar

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka realizuar një supergol në stilin e Lionel Messit për skuadrën e tij Stoke City.

Futbollisti i njohur shënoi në minutën e 53-të të përballjes me Crystal Palacen në xhiron e 13-të të Premier Ligës duke kaluar shumë lojtarë kundërshtarë dhe duke mposhtur portierin rival me goditje të fuqishme.

Me këtë gol, Shaqiri kaloi Stoken në epërsi 0 me 1, por rezultati u barazua menjëherë vetëm tre minuta më pas.

Në fund të ndeshjes, Crystal Palace arriti edhe një gol për të mposhtur Stoke Cityn, 2 me 1.

Pas 13 xhirosh, Stoke City ka 13 pikë të tubuara.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore