Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHBA dolën kundër vendimit të Kryeministrit Kurti

SHBA dolën kundër vendimit të Kryeministrit Kurti

Mbrëm pas mesnate, Qeveria e Republikës së Kosovës ka hequr taksën dhe në vend të saj ka vendosur reciprocitetin. Por si duket edhe ky vendim nuk u prit mirë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Në një njoftim publik, Ambasada Amerikane thotë se masat e reciprocitetit krijojnë më shumë probleme në këtë kohë.

I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është lajmëruar pas vendimeve të fundit ku Kryeministri në detyrë Albin Kurti, hoqi taksën por vendosi reciprocitet ndaj Serbisë.

Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë deklaratë ai në llogarinë e tij në twitter, ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-ve lidhur me vendosjen e reciprocitetit.

SHBA dolën kundër vendimit të Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë në detyrë, duke kërkuar heqje të plotë të taksës pa masa të tjera.

Lidhur me këtë edhe Richard Grenell ka lë të kuptojë se qëndrimet e tij të mëparshme nuk kanë ndryshuar dhe mirëpret deklaratën e SHBA-ve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch