Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHBA mbështetë forcën e sigurisë së Kosovës, FSK edhe me 840 rekrutë

SHBA mbështetë forcën e sigurisë së Kosovës, FSK edhe me 840 rekrutë

Kosova ka siguruar mbështetje ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas tetë ditë qëndrimi atje, ku u prit edhe nga i dërguari për Ballkanin nga Departamenti i Shtetit, Gabriel Eskobar, deklaroi se do të ketë thellim të bashkëpunimit me gardën e Ajovës.

“Zbarkimi paqëruajtes përkrah ushtrisë amerikane,  stervitjet me forcat amerikane sic e kemi pasur defender europe 21, setervitjet amerikane me aleatët e përbashkët, konfirmimi drejt intergrimit euroatlantik”, tha Armend Mehaj-ministër i Mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Mehaj njoftoi edhe për hapjen e konkursit për 840 rekrutë të rinj për FSK-në.

“Sot zyrtarisht shpallim edhe hapjen e konkursit për pranimin e 840 ushtarëve të rinjë  të forcës së sigurisë së Kosovës ky është konkursi me numër më të madhë deri më tani, i ftoj të gjithë të rejat e e të rinjët pa dallim komuniteti që dëshirojnë të jenë pjesë e forcës së sigurisë së Kosovës që të bashkangjiten. detyra nderi dhe atdheu janë amanet i të gjithë parardhësve tanë për lirin dhe pavaraësinë e shteti tonë sic e gëzojmë sot”, tha Mehaj.

Ndër planet e ardhshme në fushën e mbrojtjes, Ministri Mehaj deklaroi se do të blihen edhe pajisje të tjera ushtarake.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress