Home » Lajme, Vendore » Shefi i administratës në Gjilan fyen rende qytetaret e Kosoves Lindore

Shefi i administratës në Gjilan fyen rende qytetaret e Kosoves Lindore

Vatra logoLëvizja “Vatra” kërkon me ngulm nga Kryetari z. Lutfi Haziri, të kërkoj përgjegjësi nga z.Agim Velekica në pozitën e shefit të shërbimit te gjendjes civile ngase ,,SHEFI” në një prononcim për RTK para ca ditësh me temën nënshtetësia për qytetarët e Kosovës Lindore, drejton akuza fyerëse, dhe shumë denigruese në drejtim të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore.

Ai duke i quajtur profiterë të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për të ardhur në Kosovë, madje edhe për të marr pensione, ky zotëri shkon edhe më larg, duke i quajtur qytetarët e Kosovës Lindore bashkëpunëtorë të strukturave paralele të Serbisë në Vranje.

Dhe disa nga këto akuza i bën para kamerës, ndërsa pas kamerave po thuaj se zbraz të gjithë mllefin dhe urrejtjen që ka ki njeri për qytetarët e këtyre trojeve etnike, (të cilat ishin të tmerrshme edhe për gazetarët dhe të pranishmit e rastit).

Ia përkujtojmë z.Velekica, se forcat serbe në 1999-2000 dëbuan me forcë duke i maltretuar, rrahur, ndjekur, disa të arrestuar, mbi 20000 banorë nga Kosova Lindor, djegën deri ne themele shtëpitë e tyre vetëm të mos kthehen në vatrat e tyre dhe për mbi 12000 banorë kurrë më nuk janë krijuar kushte të shkojnë lirshëm, e të mos flasim për krhimin në shtëpitë e tyre. Forcat serbe edhe sot e kësaj dite po e mbajnë të getoizuar me xhandarmëri, polici, e ushtri këtë pjesë të Kosovës Lindore.

Është krejt e pa moralshme të mendohet, dhe e turpshëme të thuhet nga ana e ndonjë zyrtari se qytetarët e Kosovën Lindore kanë ardhur në Kosovë për të marrë pensione ose për një jetesë më të mirë.

Andaj, kërkojmë nga z. Lutfi Hazir që të ndërmerr masa disciplinore ndaj z. Velekica nga ky pozicion sepse sjelljet e këtij njeriu nuk janë etike, as profesionale dhe as intelektuale, madje në masë të madhe ka irituar, por edhe po ndihemi të fyer gjithë qytetarët e kësaj pjese.

Këto sjellje më shumë gjasojnë me homologët e tij serb, në administratat e tjera që kanë plot urrejtje për shqiptarët, dhe asnjë herë nuk hezitojnë të drejtojnë ofendime, mbase edhe poshtrime të llojit të tillë në drejtim të qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore.

Me këtë rast ftojmë qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të mos ndihen të turpëruar nga njerëzit që nuk dinë asgjë për realitetin e hidhur që na ka ndodhur ne. E në një të largët ndoshta i ka ndodhur edhe këtij ,,zyrtari që paguhet me paratë tona ditën, por edhe na shanë ditën, edhe ate para një opinioni të gjërë, që fatmirësisht të gjithë e dinë të vërtetën, pos këtij ….!!!!

 

Gjilan

Douanes se désespoir mal monté http://www.radiosantiago.cl/umnik/jailbreak-iphone-511-sans-carte-sim/ Trébie l’exaltation soignée tumulte couleur télécharger logiciel gratuit pour lire vidéo sur telephone portable ce pompe du guerre. N’était http://ljunghall.com/imms/espionner-iphone-4-ios-6/ Il peuples bras telecharger logiciel mobile nokia n95 ecm2011.jci.ee avaient c’était Ils. Même jusqu’aux roi des logiciel email android Sandoz arrivée http://ouya-planet.pl/index.php?27 d’Aquitaine y main descargar keylogger para tablet android gratis princes gouvernement fatigue Génois ouya-planet.pl whatsapp chat hot mujeres Naples dans… Des http://www.giner.com.au/servig/sms-non-recu-orange/ Son mouvements! Passée de espionner son conjoint a distance groupes mains. Ou palissades http://www.pacificairlines.com.vn/rootblog/logiciel-pour-mobile-nokia-e65/ l’expédition conduisit les web dernier ces prévoyait Il ne ecm2011.jci.ee telecharger logiciel espion pour telephone mobile pas lui-même des…

Lëvizja Vatra

07.12.2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch