Home » Lajme » Shefi i ushtrisë serbe i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Shefi i ushtrisë serbe i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Pasi e cilësoi përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, kreu i Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikovic, do të ngre padi kundër drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasa Kandic. Në mbrojtje të Dikovicit ka dalë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac. Kandic thotë se Sutanovac po ngutet.“Organet shtetërore do të reagojnë në mënyrë adekuate për deklaratën dhe dosjet e FDH-së, ndërsa Dikovic do të kërkoj mbrojtje në gjyq”, ka thënë Sutanovac. “Para se të emërohet Dikovic në këtë detyrë, janë bërë të gjitha hetimet për punën e tij në të kaluarën, ndërsa dje e sot në mëngjes edhe kontrolli i dosjeve të Fondit, për të cilat mund të them se janë plotësisht të pavërteta”. Sipas Sutanovacit, Dikovic në vitin 1994 dhe 1995 ishte në Serbinë perëndimore, “ndërsa më 1998 nuk ishte Kosovë”. Deri sot, pjesëtarët dhe komandantët e njësive që morën pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në Qirez, Çikatovë e Vjetër, Baks, Vërboc dhe Gllogoc, kur për katër javë janë vrarë së paku 200 civilë, nuk janë proceduar”, thotë Fondi, duke shtuar se faktet e mësipërme flasin edhe për grabitjen e pronave të shqiptarëve gjatë bombardimeve të NATO-s. Kandic, duke komentuar deklaratën e ministrit Sutanovac, ka thënë për Danas se ka reaguar shpejtë kur ka thënë se raporti për Dikovicin është i rrejshëm. “Duhet t’i shoh të gjitha fusnotat në dokument ku përmenden edhe burimet”, thotë ajo. “Fjala është për faktet që janë vërtetuar nga Tribunali i Hagës dhe të cilat i kanë dhënë dëshmitarët”. Ndërkaq, për padinë eventuale kundër Fondit, Kandic thotë se në Serbi gjithçka është e mundshme. “Madje me ligje këtu kufizohet fjala kritike.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch