Home » Lajme, Vendore » Shefket Musliu: As 18 e as 12 këshilltar shqiptar nuk duhet të jenë jashtë “loje”

Shefket Musliu: As 18 e as 12 këshilltar shqiptar nuk duhet të jenë jashtë “loje”

Ish – komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së, Shefket Musliu në një intervistë, sot për Radio Televizionin Bujanoci dha një mesazh për partitë politike shqiptare në komunën e Bujanocit dhe ftoi që të vinë të ulen së bashku dhe të diskutojnë sepse është momenti historik.

          Ai tha se as 18 e as 12 këshilltar shqiptar nuk duhet të jenë siç thotë ai jashtë loje.

Kryetarët e partive politike shqiptarë duhet të jenë të gatshëm dhe të ulen e të gjejnë një zgjidhje së bashku për të formuar koalicion të përbashkët mes për të qeverisur mandatin e ardhshëm katër vjeçar sepse sipas tij e kërkon koha, historia dhe populli nuk duhet të pres më, kështu u shpreh para kamerës, Shefket Musliu ish komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇPMB-së.

Ai beson se të gjithë partitë janë të vedishme dhe të mençura dhe se mund të bëjnë dhe të bashkohen sepse është moment historik, që në historinë e komunës së Bujanocit as një herë tjetër si kësaj herë nuk kanë marrë vota kaq të shumta të cilët kanë fituar 30 këshilltar shqiptar të dal nga zgjedhjet lokale të 6 majit.

Ai tha se as 18 e as 12 këshilltar shqiptar nuk duhet të jenë siç thotë ai jashtë loje, por që të jenë së bashku, të i kenë resurset e veta dhe të jenë të afruar mes veti. Z.Musliu thotë se nëse nuk e bëjnë këtë, populli dhe gjaku do të i ndëshkoj.

Shefket Musliu, gjithashtu i bënë thirrje edhe këshilltarëve të partive politike që të bëjnë presion tek liderët e tyre në mënyrë që mos bëjnë ndonjë gabim as këshilltarët sepse ata do të marrin përgjegjësin mbi vete ku do të shkelin gjakun e dëshmorëve të kombit.

2 Responses

  1. zotri ish komandant, nuk udhhiqet politik nga Gilani, nese ja don te miren ksaj popullate eja ne Bujanoc, e nese nuk don me ardh se je tu maru shtepi atje ateher shuj, edhe ne Bujanoc ka politikana dhe patriota qe din ta udhheqin popullin ashtu si duhet, ku ishe ti para dy jave kur do patriota deshten ta bojn pushtetin me shkije, tije ather zoni nuk tu ndike, a tashti cka, tashti te dul xhumi se Januzi jot po mbetet kurkund hic a, leje be pash Zotin se edhe me tije jan tu manipulu januzi edhe shaip dhelpna,

  2. Ramadan Rushiti thotë:

    O ti qe s’po i perkitshe asnje partije !

    mos leh si zagar i udbes, ( se vetem udbashet e meshefin identitetin e tyre)eshte e vertet se edhe ne bujanoc dine te udheheqin politik dhe ka patriota , amo jo keta te PD(udbashet) dhe mbylle gojen e mos leh shume se shume lehte mundemi me te identifikue se kush je e mandej e shohim se kush je ti?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch