Home » Lajme » Shembja e Teatrit Kombëtar – Nesër protestë mbarëkombëtare, zbulohet ora dhe vendi ku mbahet

Shembja e Teatrit Kombëtar – Nesër protestë mbarëkombëtare, zbulohet ora dhe vendi ku mbahet

Regjisori Robert Budina njoftoi para mediave protestën që do të mbahet ditën e nesërme e cila do të zhvillohet në orën 16:30 para ministrisë së Brendshme.

“Nesër në orën 16:30 aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret në protestë gjithë popullin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo protestë bëhet sepse gjatë natës së kaluar filluan shembjen e Teatrit ndërkohë që ne ishim brenda, dhe kjo mund të vijojë në çdo shtëpi tuajën. Protesta do të bëhet përballë ministrisë së Brendshme sepse ata tentuan të na vrisnin. Ne kemi ndërprerë çdo lidhje me qeverinë shqiptare, nuk kemi ndërmend ti kërkojmë askujt leje. Mua më kanë kapur brenda godinës, më kanë shkelur me këmbë, na ndoqën, na sollën me dhunë meqë ishte errësirë. Një zonjë e shkelën me këmbë. Kundër kësaj tentative për vrasje ne thërrasim gjithë popullin që të mos i lejojmë”, tha Budina.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch