Home » Lajme, Vendore » Shëndetësia temë e bisedimeve në mes liderëve të Luginës dhe përfaqësuesve qeveritarë

Shëndetësia temë e bisedimeve në mes liderëve të Luginës dhe përfaqësuesve qeveritarë

Në takimin afro 2 orësh në zyrat e OSBE në Bujanoc , liderët e Luginës së Preshevës I kanë prezantuar kryetarit të Trupit Koordinues programin e shëndetësisë për Preshevë dhe Bujanoc. Ndërkaq si pikë kryesore e këtij takimi ka qenë materniteti i cili do të hape në fund të dhjetorit apo në fillim të janarit 2014.

Sipas koordinatorit për shëndetësi Skender Destani të gjitha këto kërkesa do ti parashtrohen edhe ministres së Shëndetësisë Sllavica Gjukiç Dejanoviç e cila më 29 tetor do të qëndrojë në Preshevë.Takimin e sotëm e ka cilësuar konstruktiv edhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç .Gjatë bisedimeve palët po ashtu kanë dënuar aktin e vrasjes së policit Goran Gjorgjeviç , trupi i të cilit është varrosur sot me një ceremoni solemne në fshatin e tij Kërshevic. Ndërsa me këtë rast Skender Destani k kërkuar nga Zoran Stankoviç që shteti të mos marrë ndonjë hap për bastisjen e shtëpive në Tërnoc.Të martën më 29 tetor në Preshevë do të qëndrojë vetë ministrja e  Shëndetësisë Sllavica Gjukiç Dejanoviç e cila do të takohet me liderët e Luginës si dhe me drejtorët e dy shtëpive të shëndetit në Preshevë e Bujanoc, nga dhe do të njoftojë rreth realizimit të programit të shëndetësisë të prezantuar sot nga liderët e Luginës.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch