Home » Lajme, Sport » Shënohet 100 vjetor i pavarësisë: PA MANIFESTIME QENDRORE NË SPORTET LUFTARAKE

Shënohet 100 vjetor i pavarësisë: PA MANIFESTIME QENDRORE NË SPORTET LUFTARAKE

Kampioni botëror Edvik Avdullahu në Taj Box, me origjinë nga Tërnoci, i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, ka shprehur shqetësimin e tij për mospjesëmarrje në manifestimet qendrore në Tiranë, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ai, gjatë një takimi me ambasadorin Ilir Tepelena në Bruksel, ka mësuar se këto manifestime janë pezulluar në mungesë të fondeve. Gjithashtu bëhet e ditur se për shkaqe të tilla financiare Ministria e sportit, nuk është në gjendje të siguroj fonde për gara internacionale në disciplinën e federatave të boksit, kikboksit etj.

Ambasadori në Bruksel Ilir Tepelena u mundu të bëjë gjithçka në kët drejtim, por pa sukses.

Nga ana tjetër mësohet se FC Barcelona do të luaj kundër Kombëtares shqiptare si dhe këngëtarja Shakira do të jetë e pranishme në këtë eveniment për 28 Nëntor dhe ardhja e tyre në këtë manifestim nuk bëhet me pak lek.

Është paksa absurde kur shihen se sa para derdhen për darka e dreka festive, udhëtime e reprezentacione të tjera e nuk gjenden mjete për sportistë të cilët ui kanë kaluar kufijtë e konkurencës ndërkombëtare sic është Edvik Avdullahu në Taj Box.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch