Profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe Alixhemal Salihu ka thënë se 105 vjetori i alfabetit të gjuhës shqipe respektivisht Kongresi i Manastrit është një datë e ndritshme për kulturën dhe historinë shqiptare. Ishte data 14 nëntor të vitit 1908 në Manastir të Maqedonisë kur u mblodh kongresi i Manastirit.
Sipas profesorit në fjalë, Kongresi i Manastirit manifestohet në forma të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare. Muaji nëntor koincidon me muajin e festave për shqiptarët thekson zoti Salihu.
Në kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në vende të ndryshme të botës. Përndryshe punimet e kongresit kanë përfunduar më datë 22 nëntor të vitit të lartcekur.
Politika antishqiptare dhe strategjia e manipulimit janë inherente në institucionet shtetërore të Maqedonisë, ndërsa karakteristikë dominante e partive politike shqiptare është degradimi i projekteve kombëtare për interesa të ngushta klanore dhe grupore. Si pasojë e koordinimit të interesave të tyre grupore koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare e sollën situatën politike në gjendjen e para luftës së vitit 2001.