Home » Lajme » SHHLP ndanë tre bursa për tre studentë

SHHLP ndanë tre bursa për tre studentë

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të Zvicrës, me misionin e saj të qartë humanitarë, edhe kësaj here ndihmon, por me një drejtim tjetër, me një qëllim gjithashtu të shenjtë, që të ndihmohen ata që vrapojnë pas diturisë, por që nuk kanë mjete. E dimë, se dëshira dhe mundësia janë larg njëra tjetrës, por kur ka vullnetmirë, ku ka bëmirës, shpesh bëhet realitet, e ky realitet shihet, që iu ka realizuar tre studentëve për të vazhduar studimet e tyre nga Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”. Jo më pak se një muaj, kryesia e kësaj shoqate, kishte pritur që të lajmërohen ata që kanë nevojë dhe ky njoftim ishte publikuar në disa media të shkruara që veprojnë në atdheun tonë dhe diasporë dhe fatbardhësisht, nuk janë lajmëruar edhe shumë, por ata që janë lajmëruar, ishin vërtetë në gjendje të rëndë financiare dhe kryesia e shoqatës, ka përcjellur me shumë vëmendje gjitha kontaktet me ata që kanë dërguar kërkesa dhe sipas rregullores së shoqatës, u vendosën që tre prej tyre të marrin këto ndihma, në mbledhjen e e datës 15 tetor ditë e shtune. Konform të gjitha kushteve që janë kërkuar, këta studentë iu përgjigjën kryesisë së shoqatës dhe do të përfitojnë për 10 muaj nga 100 franga zvicerane për çdo muaj. Për hirë të opinionit dhe anëtarëve të krysisë, jemi të obliguar të njoftojmë të gjithë përmes mediave, se këto ndihma, do të përfitojnë këta studentë: Flamur Idriz Krasniqi komuna Bujanocit, student në Univerzitetin e Prishtinës, duke studiuar për mjekësi në vitin e parë, i dyti: Emsale Nazmi Jahiju nga fshati Sumulic komuna e Bujanocit, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore dhe i treti: Arbnor Riza Shabani nga komuna e Preshevës, student i vitit të parë në Univerzitetin e Teknologjisë së informacionit dega Inxhinjeri Informatike në Tiranë. Siç na bënë të njohur, kryetari i SHH “Lugina e Preshevës”, z.Fazli Musliu, se kryesia e kësaj shoqate edhe në të ardhmen do të mundohet të gjejë mundësi që të ndihmohen studentët që janë me gjendje të rëndë financiare, por nuk do të harrohen gjithashtu edhe ndihmat ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, jetimave e kështu me radhë. Z.Musliu, ndër të tjera tha: “Ne i urojmë shumë suksese studentëve dhe falënderojmë kryesinë e shoqatës, anëtarët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë për humanitet. Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë me aq mundësi sa do të kemi, që ti ndihmojmë atyre që kanë nevojë dhe ashtu siç kërkojnë rregullat e shoqatës sonë. Shpresojmë shumë, se këta studentë, do të jenë të suksesshëm dhe nga suksesi i tyre, do të përfitojnë jo vetëm familjet e tyre por të gjitha trojet tona dhe më gjerë”. Me pakë fjalë, kjo shoqatë humanitare, me kryesinë e saj dhe anëtarët, me shumë vullnet po veprojnë për bëmirësi dhe nuk kursejnë as kohën dhe mundin, kur e dijmë, se këta jetojnë dhe veprojnë në një vend të huaj dhe shumica prej tyre janë të punësuar në ndërrmarje zvicerane dhe janë shumë të zënë, por koha për bëmirësi është më e çmueshmja për ta.
Besnik Hebibi, St.Gallen

Teaching the world for jodie deinhammer, it http://www.firstessaywritinghelp.com all started with a simple question how can we help improve our world

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch