Home » Lajme » SHIK-u na detyroi të pranojmë atentatin ndaj Gligorovit

SHIK-u na detyroi të pranojmë atentatin ndaj Gligorovit

Njëri prej tre shqiptarëve të torturuar nga oficerët e Shërbimit Informativ Kombëtar, në vitin 1995, pas 16 vjet heshtje e pleksur me frikën e një eliminimi fizik ka pranuar të flasë. Avdyl Loshaj duke folur nga Holanda në një intervistë të gjatë për ekskluzive në TCH, ka treguar kalvarin e survejimit, si u largua nga ndjekja e SHIK-ut në Sarandë për t’u rrëmbyer më pas, në “Qytetin Studenti” ku fshihej tek dhoma e të dashurës. Gjithashtu, ai rrëfen torturat nga oficerët e SHIK-ut, me qëllimin e vetëm që ai të pranonte se ishte pjesë e grupit që tentuan vrasjen e ish-presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Loshaj në këtë dëshmi të parë mediatike tregon edhe momentin e fundit kur e pa gjallë biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK-u, krim për të cilin akuzohen nga prokuroria e krimeve të rënda, oficerët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Mecaj.

Zoti Loshaj, ju jeni një personazh shumë i diskutuar njëkohësisht enigmatik për vetë ngjarjen, në të cilën jeni përfshirë 16 vjet më parë. Kush është Avdyl Loshaj?

Vij nga Deçani, Republika e Kosovës. Ka qenë viti 1989 që u desh të largohem nga represioni serb pas vrasjes së shokut tim, Ismet Qorraj.

Në Shqipëri për herë të parë kam hyrë në fillim të dhjetorit në vitin 1992, sepse më datat 19.20.21 dhe 22 nëntor 1992 kam pasur tortura të rënda nga serbët në zonën e Suoticës. Kjo ishte arsyeja ime personale për të ardhur dhe u shëruar në Shqipëri.

Aktiviteti im personal ka qenë një ideal si i gjithë grupi ynë njëzetekatërsh, kemi qenë të angazhuar të betuar për Ballin Kombëtar, me qëllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Nëpërmjet një letër porosie keni deklaruar se merreshit me çështje pothuajse politike në ndihmë të Ballit Kombëtar. Mund të na tregoni se çfarë veprime konkrete keni kryer gjatë kësaj kohe?

Si njeri kryesor kemi pasur Sali Cekun. Ai ishte numri një. Numër dy ka qenë Remzi Hoxha. Neve kemi qenë ushtarë nën urdhrat e tyre të betuar deri në vdekje.

Kur ka qenë kontakti i parë që shërbimi sekret shqiptar ka pasur me ju?

Këtë nuk e kam ditur. Çfarë kemi bërë, ka qenë në sekret të plotë. Ç’do porosi top-sekrete që kemi pasur, unë, Sali Ceku, Remzi Hoxha, Azem Hajdari edhe ai ka qenë në krahun tonë. I vetmi person që i përket regjimit shqiptar të asaj kohe.

Çfarë ndodhi pas kthimit në Tiranë, kur po qëndrimit në “Qytetin Studenti”?

Pasi u ika nga Saranda organeve të SHIK-ut, kam dalë në “Qytetin Studenti” të pi kafe, ka ardhur një veturë civile joshtetërore. Ishte një burrë tullac me gjithë shoferin e tij dhe njofton me radio se e kapëm ariun. Që nga ai moment më kanë marrë dhe me kanë çuar në rajonin numër tre të policisë në Tiranë.

Ashtu siç isha me dhimbje më kanë futur në veturë. Pastaj filloi morfina të më lëshojë. Në veturë ma kanë hequr çarçafin e bardhë dhe më kanë vendosur një thes të zi në kokë. Që nga aty në drejtim të Lezhës.

Mund ta përshkruash se çfarë kishte brenda ajo ndërtesë ku ju çuan?

Kam qëndruar në dy dhoma. Njërën dhomë po atë ditë kur erdhi Ilir Kumbaro fjalët e tij kanë qenë more qen, deshe të na shkatërrosh me Maqedoninë. Ti e ke bërë atentatin ndaj Gligorovit. Neve jemi shumë të sigurtë. Kolegët e t’u kanë dash t’i bëjnë atentat Zef Brozit dhe Kiro Gligorov në Maqedoni.

Por mua non stop më ka akuzuar për Kiro Gligorovin dhe shkatërrimin e marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë. Ishin rrahje skandaloze që më ka bërë Ilir Kumbaro në atë dhomë. Pastaj më kanë dërguar në një dhomë tjetër, ku ka qenë një krevat i vjetër që kanë përdorur përpara.

Nuk kam pasur pajisje, apo mbulesa ose diçka, ashtu më kanë lidhur të gjithë kohën.

A keni parë persona të tjerë, të cilët mbaheshin në këtë bazë sekrete të SHIK-ut?

Një ditë përpara se kam dashur të bëj vetëvrasje, nuk kam arritur ta kryej vetëvrasjen, nuk kisha tjetër mundësi të jetës sime. Po atë ditë ka qenë një gabim fatal i SHIK-ut. Gabimi i tyre ishte ndryshimi i dhomave. Konfrontimi i Remzi Hoxhës i deformuar. Ndoshta edhe ai më ka parë mua total të masakruar të deformuar.

Ky ishte i vetmi moment, në të cilin keni parë Remzi Hoxhën?

Po për herë të fundit.

Mund të na e përshkruash gjendjen e Remzi Hoxhës në ato pak momente që juve mundët ta shikonit?

-Ka qenë i carë nga buzët. Në anën e kokës ka qenë i gjakosur i goditur. Fytyra ka qenë shumë e zezë.

Cili ishte roli Remzi Hoxhës në grupin tuaj?

Remziu ka qenë një atdhetar kombëtar shqiptar shumë i qetë shumë i matur shumë i besueshëm. Një njeri që kur ta jep betimin nuk ndryshon, siç kemi vepruar të gjithë dhe prandaj do të luftoj deri në pikën e fundit të di për fatin e tij. Më mungon shumë ai njëri jo vetëm mua, por tërë Kosovës.

Sipas prokurorisë shqiptare, Remzi Hoxha konsiderohet një person i zhdukur. Si një mik i tij, çfarë mendoni se i ka ndodhur?


-S’mund ta pranoj që ai njeri ka vdekur.

-Nëse ai do të ishte gjallë, do të kishte kontaktuar familjen …apo jo?


-Ashtu është ose mua, ose të tjerët.

Educators who once http://www.essaydragon.com/ lived and worked in an isolated environment – within their district, their schools, their departments – now have the ability to not only share resources and information, but also consume and integrate what others are sharing

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch