Home » Kulturë » SHKA “Presheva Jehon” mori pjesë në festivalin Sofra Dardane 2013 në Tropojë

SHKA “Presheva Jehon” mori pjesë në festivalin Sofra Dardane 2013 në Tropojë

Shoqëria kulturo artistike Presheva Jehonë , në kuadër të aktiviteteve të saja ,ka marrë pjesë në festivalin e Bajram Currit.  Për mes valleve dhe këngëve Presheva Jehonë ka përcjellë traditat dhe zakonet e Luginës ,  aty ku u gërshetuan edhe shumë tradita të tjera  nga  Kosova , Shqipëria e më gjerë.

Azgan Haklaj president i Unioni Artistik i Kombit Shqiptar  këtë festival e ka konsideruar historik duke marrë pas  koha për shqiptarë ka nisë të ecë për së mbari pasi për mes këtyre ansambleve gërshetohen kulturat dhe përcillen mesazhe për unitet.

Edhe kryetari i shoqërisë kulturo artistike Presheva Jehonë Hasim Nuhiu këtë festival  e cilësuare shumë të rëndësishëm dhe voluminoz.Ndërsa koreografi Astrit Ramizi ka konsiderua se anëtarët e tij në këtë festival kanë performuar në mënyrë të shkëlqyer duke interpretuar çdo gjë në mënyrë artistike.Shoqëria kulturo artistike Presheva Jehonë ditë më parë ka marrë çmimin e tretë ne festivalin e Kaçanikut , ndërsa që pas aktivizimit ata kanë rrëmbyer edhe një sërë çmimesh të rëndësishme duke prezantuar Luginën në mënyrën më dinjitoze. Gjithashtu ata pritet të marrin pjesë edhe në festivalin e  qytetit të Sarandës.

(RTP)

One Response

  1. Harriet Farrell thotë:

    Për nder të 11 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, në Gurishte të Rahovicës sot u mbajt manifestim kushtuar dëshmorëve të UCPMB-së. Të pranishëm në këtë manifestim përpos familjarëve të dëshmorëve, ishin edhe qytetarë të komunës së Preshevës, invalidë, veteranë të luftës, udhëheqës të pushtetit lokal. Manifestimi i sotëm u hap me intonimin e himnit kombëtar nga nxënësit e Sh.F. Selami Hallaci në Rahovicë dhe me nderimin me një minut heshtje për dëshmorët e rënë për liri. Më pas u lexua biografia e Dëshmorëve të rënë në luftën e UCPMB-së. Manifestimin e sotëm e hapi kryetari i BL Rahovicë Fadil Azizi, i cili përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre në këtë manifestim, duke i porositur qytetarët që mos ti harrojmë dëshmorët pasi ata dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën për lirinë tonë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch