Home » Lajme » Shkëndija – Partizani, përballja sonte në Beograd

Shkëndija – Partizani, përballja sonte në Beograd

Shkëndija dhe Partizani sonte (20.45) do të përballen me ndeshjen e parë të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.  Ndeshja e shumë pritur dhe që ka nxitur shumë komente politike dhe etnike do të luhet në stadium pa praninë e tifozëve mysafirë nga Tetova, edhe pse disa nga tifozët “Ballistët” kanë paralajmëruar se do të jenë në tribunat e stadiumit në Beograd. Ekipi tetovar ka theksuar se dëshiron të arrijë një rezultat pozitiv në Beograd, ndërsa serbët bardhezinj synojnë vetëm fitoren. Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani deklaroi se me optimizëm pret përballjen me Partizanin dhe për një rezultat barazimi. “Partizani është favorit, por në futboll gjithçka është e mundur. Nuk do të dorëzohemi. Do të tentojmë të fitojmë, por nuk do të jemi të pakënaqur me rezultat barazimi apo humbje minimale”, deklaroi Osmani.Sipas tij, kjo është paraqitja e parë e Shkëndijës në Evropë dhe se ekipi plotësisht është i përgaditur. Futbollisti Nebi Mustafi deklaroi se klubi i tyre ka përparësi se bëhet fjalë kryesisht për lojtarë të rinj dhe të etur për tu treguar. Sipas tij, mosprania e tifozëve do të rëndojë rrethanat në disfavor të klubit. Trajneri i Partizanit, Aleksandar Stanojeviq ka deklaruar se ekipi i tij e ka të sigurt fitoren  dhe se hyn në këtë përballje pas asnjë dilemë. “Goli në minutën e pestë nuk është i domosdoshëm, mirëpo dëshiroj që të shoh angazhimin maksimal dhe lojën luftarake të lojtarëve. Do të sulmojmë dhe do të jemi të kujdesshëm. Në anën tonë është përvoja”, theksoi Stanojeviq. Partizani –  ShkëndijaBeograd. Stadiumi i Partizanit. Kapaciteti: 30.000.Referi: Artjom Kuçin (Kazakistan)Partizani: Stojkoviq, Aksentijeviq, Rankoviq, Ivanov, Volkov, Medo, Baboviq, Iliq, Vukiq, Shqepoviq, Eduardo. Trajner: Aleksandar Stanojeviq.Shkëndija: Zendeli, Abdulai, Elmazovski, Nikitoviq, Azizi, Mustafi, Rexhepi, Bilbilovski, Taipi, Iseni, Hasani. Trajner: Qatip Osmani. Drejtuesit e klubit Shkëndija nga Tetova u kanë premtuar 150 mijë euro lojtarëve dhe trajnerit nëse ata arrijnë ta eliminojnë Partizanin nga Liga e Kampionëve.

 

 

 

 

 

 

In my next piece, I do my homework of https://homework-writer.com/ will provide lesson guidance for the high school years

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch