Home » Lajme » Shkëndija lë Evropën me një tjetër humbje nga Partizani

Shkëndija lë Evropën me një tjetër humbje nga Partizani

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, ka luajtur shumë më mirë të martën mbrëma në Shkup se që kishte luajtur një javë më parë në Beograd, ku pësoi me rezultatin 4:0. Mirëpo, as kjo nuk i mjaftoi Shkëndijës të fitojë ndaj skuadrës serbe Partizan. Shkëndija është mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve nga Partizani me rezultatin 1:0. Kësisoj, ekipi shqiptar eliminohet nga kjo garë me rezultatin e përgjithshëm 5:0.
Vladimir Jovançiq (67′) shënoi golin e vetëm për Partizanin të martën mbrëma.
Shkëndija në Shkup nisi furishëm ndeshjen. Madje, dominoi pjesën më të madhe të takimit, ku gjatë pjesës së parë pati raste të shumta shënimi nëpërmjet Ferhan Hasanit (2′, 20′), Jasir Selmanit (23′), Izair Eminit (28) e Ersan Salit (45′). Rastin e vetëm për Partizanin në ndeshjen e parë e pati braziliani Eduardo (34′).
Edhe në pjesën e dytë Shkëndija ishte dominuese. Por, megjithëkëtë, Shkëndija pësoi një gol që prishi festën në tribuna.
Jovançiq (67′) arriti të shfrytëzojë një pakujdesi të mbrojtjes së Shkëndijës dhe mposhti portierin Suad Zendeli. Rastin më të mirë për Shkëndijën në pjesën e dytë e pati Nebi Mustafi (88′).
Në pjesëlojën e dytë u aktivizua edhe sulmuesi kosovar Genc Hyseni në vend të Salit. Shkëndija ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 94-t, Muhamed Huseini.
Partizani në rrethin e tretë eliminator të “Championsit” do të përballet me skuadrën kampione të Belgjikës, KRC Genk.

B O X ***
Shkëndija – Partizani 0:1
(Jovançiq 67′)

Stadiumi: “Filip II”, Shkup
Arbitër kryesor: Serbastian Coltescu (Rumani)
Kartonë të verdhë: Cuculi (Sh) – Medo, Jovançiq (P)
Karton i kuq: Huseini (Sh)

Shkëndija: Zendeli, Cuculi, Nikitoviq, Neziri, Berisha, Mustafi, Huseini, Emini (Bilbilovski), Selmani (Taipi), Sali (Hyseni), Hasani

Partizani: Iliq, Volkov, Rankoviq, Ivanov, Aksentijeviq, Med, Tomiq (Baboviq), Vukiq (Ninkoviq), Iliq, Eduardo (Jovançiq), Shqepoviq

B O X ***
t: Shqiptarët shënojnë pesë gola për HJK Helsinkin

Futbollistët shqiptarë kanë shënuar pesë gola në fitoren 10:0 që shënoi HJK Helsinki, të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj ekipit uellsian Bangor City. Ndeshjen e parë kampioni i Finlandës, HJK, e fitoi me rezultatin 3:0.
Berat Sadik shënoi golin e dytë të ndeshjes të së martës në minutën e 44-t, ndërsa nga dy gola i shënuan Erfan Zeneli (47′, 54′) dhe Kastriot Kastrati (66′, 88′). Sadik luajti 59-të minuta dhe në vend të tij u aktivizua Kastrati. Zeneli luajti tërë ndeshjen. HJK në rrethin e tretë eliminator do të përballet me skuadrën kroate Dinamo Zagreb, pjesë të së cilës janë dy shqiptarët Fatos Beqiraj e Arian Ademi. Dinamo të martën luajti pa gola në Azerbajxhan kundër Neftchit. Beqiraj u aktivizua 72 mintua në këtë takim, derisa Ademi nuk luajti fare. Dinamo ndeshjen e parë e fitoi me rezultatin 3:0.
Biletën për në rrethin e tretë eliminator të “Championsit” e siguroi edhe Malmo e dyshes Agon Mehmeti e Dardan Rexhepi. Malmo barazoi në udhëtim ndaj ekipit të Ishujve Faro, HB Torshavn me rezultatin 1:1. Ndeshjen e parë e fitoi me rezultatin 2:0. Rexhepi luajti 63 minuta, ndërsa Mehmedi 85 dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Malmo në rrethin e tretë do të përballet me gjigantin skocez, Glasgow Rangers.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch