Home » Lajme » Shkëndija pësoi në Beograd – gjithçka mund të ndodhë pas një jave

Shkëndija pësoi në Beograd – gjithçka mund të ndodhë pas një jave

Shkëndija e Tetovës pësoi humbje të thellë në përballjen që u zhvillua sonte me Partizanin në Beograd në kuadër të lojës së parë të xhiros së dytë të klasifikimeve të Ligës së Kampionëve. 

Në pjesën e parë tetovarët arritën që të ruajnë rezultatin, duke mos arritur që të shënojnë edhe një penallti , mundësi kjo që iu kthye bumerang. Hasani në minutën e 11 pati rastin e pastër që nga penalltia të avancojë me rezultat, mirëpo fati nuk ishte në anën e tij.  Ndërsa ndryshimi i lojës pasoi në pjesën e dytë të lojës, kur Partizani për një [erek minutash arriti që të tund rrjetën e Zendelit për katër herë me golat e Vukiq, Eduardo, Shqepanoviq dhe autogoli i Berishës.

Revanshi i kësaj ndeshje do të luhet të martën e ardhshme në stadiumin Filipi II në Shkup.

Partizan (Srbi) – Shkëndija (Maqedoni) 4:0

Vukić 47, Eduardo 58, Šćepović 73, Emini 76 (ag)

Partizani: Stojković– Aksentijević, Volkov, Ivanov, Ranković – Medo, Ilić (Tomić 67′), Vukić, Babović – Šćepović (Marković 87′), Eduardo (Jovančić 76′).

Shkëndija: Zendeli, Mustafi, Cuculi, Rexhepi (Nafiu 67′), Hasani, Sali, Elmazovski (Neziri 84′), Emini, Nikitović, Huseini (Selmani 90), Berisha.

Third-grade teacher suzy brooks wrote a blog post with tips for parents to http://essayprofs.com help kids be prepared for test-taking time, and the tips are useful year-round

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch