Home » Kulturë » Shkolla fillore 9 Maji në Leran ka shënuar ditën e shkollës

Shkolla fillore 9 Maji në Leran ka shënuar ditën e shkollës

Gjashtë paralele janë shuar vetëm brenda dy viteve në shkollën fillore 9 Maji në Leran. Me rastin e ditës së shkollës drejtori Rami Hyseni ka konfirmuar se nga numri i përgjithshëm i nxënësve sa ishin para dy viteve 630, kjo shkollë numëron tani vetëm 460 fëmijë prej të cilëve 400 janë shqiptarë dhe 60 nxënës serb. Në kuadër të ditës së shkollës, nxënësit e komunitetit shqiptarë dhe serb kanë shfaqur program kulturo- artistik me recitime, këngë dhe valle të përgatitura në gjuhën shqipe dhe serbe.

Edhe sot përkundër festës gëzimi është i përgjysmuar për drejtuesit dhe stafin edukativo- arsimorë në shkollën fillore 9 Maji në Leran. Zvogëlimi i numrit të nxënësve është drastik dhe shqetësuese edhe në këtë shkollë paralelisht me shkollat e tjera ku gjashtë paralele janë shuar vetëm brenda dy viteve në Leran. Me rastin e ditës së shkollës drejtori Rami Hyseni ka konfirmuar se nga numri i përgjithshëm i nxënësve sa ishin para dy viteve 630, kjo shkollë numëron tani vetëm 460 fëmijë prej të cilëve 400 janë shqiptarë dhe 60 nxënës serb. Në kuadër të ditës së shkollës, nxënësit e komunitetit shqiptarë dhe serb kanë shfaqur program kulturo- artistik me recitime, këngë dhe valle të përgatitura në gjuhën shqipe dhe serbe. Shkolla fillore 9 maji në Leran me procesin edukativo arsimorë në gjuhën shqipe ka filluar punën nga viti 1968 ndërsa me ciklin e ulët në vitin 1964.

RTP

One Response

  1. Cecil M. Woods thotë:

    Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e cilësisë, të sistemit tonë arsimor, shkollimit të nxënësve tanë në arsimin para universitar të studentëve tanë, në arsimin universitar. Kemi arritur gjatë këtyre 7 viteve të fundit të kapim nivelet më të lartë të vendeve të zhvilluara në ndjekjen e shkollave të mesme dhe në ndjekjen e universiteteve. Detyra jonë më parësore është të kapim vendet e zhvilluara, në cilësinë e arsimit para universitar, të kapim vendet e zhvilluara, në cilësinë e arsimit universitar. Ndaj dhe një transformim tërësor i kurikulave do të ndodhë gjatë këtyre viteve dhe do të bëjmë gjithçka, që arsimi shqiptarë të kapë nivelet më të larta të cilësisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch