Home » Lajme, Vendore » Shkolla fillore Ibrahim Kelmendi tani për tani ka në dispozicion dy abetaret

Shkolla fillore Ibrahim Kelmendi tani për tani ka në dispozicion dy abetaret

Shkolla fillore Ibrahim Kelmendi tani për tani ka në dispozicion dy abetaret, atë mbarëkombëtare nga ministria e arsimit të Republikës së Kosovës dhe të KNC .Si do që të jetë nxënësit mësimin do të fillojnë me çanta bosh. Fitim Nuhiu po e sjell vajzën e tij në shkollë pa e ditë se më pas duhet të shkoj në librari për ti a blerë tekstet shkollore. E Elisa sot për herë të parë do të ulet në bankat e shkollës, por sa e gëzuar aq edhe e dëshpëruar. Një kosto e lartë për tekstet shkollore do ta prekë xhepin e secilit prind në Luginë dhe një numër i madh i tyre nuk do të mund ti përballojë, pasi një komplet librash sillet rreth 8.500 deri 13.000 dinar,pa i shtuar aty çantën . fletoret dhe pajisjet tjera.

Për mungesën e teksteve shkollore ka reaguar edhe inspektori i arsimi pranë administratës komunale Fadil Azizi i cili ka thënë se ky diskriminim i pa bazë vazhdon edhe këtë vit për nxënësit shqiptarë. Por nuk janë vetëm nxënësit dhe prindërit që po dëmtohen ,një kosto e tillë po prek edhe librarit të cilat për kundër furnizimeve me tekste shkollore , disa prej tyre në nuk do të jenë valide edhe atë për fajin e ministrisë së arsimit që manipulon me tekstet. Dita e sotme për fëmijët e klasës së parë gjithmonë mbetet e paharrueshme. Nën përcjelljen e këngëve dedikuar shkollës ata të gjithë janë bërë rresht për të uluar në banka. Pa tekste por të paktën me abetaren mbarëkombëtare që këtë vit është në duart e tyre. E qeveria obligimin e vetë për tekstet shkollore falas e ka bërë vetëm për nxënësit serb dhe ata të pakicave në Vojvodinë, ku në tërësi kanë përfituar 303.500 nxënës .Bile nxënësit serb kanë përfituar dy palë komplete librash , një palë për në shkollë dhe tjetri për në shtëpi , që siç thuhet që fëmijët të jenë të liruar nga pesha. Në tërë Serbin sot në shkollë janë nisur rreth 900.000 mijë nxënës , ndërsa në banka këtë vit janë ulur më pak se vitin e kaluar rreth 75.000 fëmijë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch