Home » Lajme, Rajonale » SHKON NË 13 NUMRI I VIKTIMAVE NË AKSIDENTIN NË RRUGËN SHKUP-TETOVË

SHKON NË 13 NUMRI I VIKTIMAVE NË AKSIDENTIN NË RRUGËN SHKUP-TETOVË

Një aksident tragjik në austradën Tetovë-Shkup u ka marrë jetën të paktën 13 personave, ndërsa rreth 40 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.

Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit .

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Ndërkohë drejtori  i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se që nga ora 18:30 gjithsej 5 pacient janë transportuar ne spitalin “Nënë Tereza” prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë kritike, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch