Home » Kulturë, Lajme » Shkruan Viron Kona – “Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu!”

Shkruan Viron Kona – “Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu!”

Viron Kona2Shënime për librin “Vepra 1-vlerësime,opinione,intervista,refleksione” të Hysen Ibrahimit

1.

Hedh vështrimin në etazherin tim dhe shoqëroj me sy librat e autorëve nga Suedia. Ato fillojnë me Astrid Lindgren, Selma Lagerlof, August Strindberg, Ullmar Kvik(Qvick),LarsWestman, Mats Wanblad, Sadulla Zendeli-Daja,Sokol Demaku,Hysen Ibrahimi,Qibrije Hoxha (përkthimi i “Bubulinos”), Hamit Gurguri, Riza Sheqiri,Fetah Bahtiri, Zyrafete (Kryeziu)Manaj, Ismet Hasani, Bahtir Latifi,Remzi Basha, Hamdi Arifaj, Lebibe Zogiani,Proza skandinave (grup autorësh,botim 1984)…Vijojnëvëllimet e Enciklopedisë së Borasit,-dhuratë nga Per Kettisen,portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit-pikturë nga Florie Lule Bajraktari, simbolika e Midsomar (Dita e verës), skulptura e bronzit “Tregtaringa Borasi”,  albume me pamje nga Suedia, fotografi…Janë shumë libra, shumë krijues suedezëe bashkëkombës shqiptarë me banim në Suedi,shumë sende dhe kujtime të vyera, të cilat i japin vlerë të veçantëdhe e zbukurojnë bibliotekën time.Për disa nga autorët që përmenda kam shkruar, sikurse mund të flasë me orë të tëra,por, kësaj here, po ndalem më gjerë te Hysen Ibrahimi, personalitetshqiptar i nderuar dhe i respektuar në Suedi dhe në mërgatën shqiptare, i zgjedhur për dy mandate radhazi kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi, teksa,është i njohur edhe për veprat e tij atdhetare, shkrimore e kulturore,drejtuese dhe organizuese në shërbim të Kosovës  dhe kombit shqiptar.

 

Nga jetëshkrimi, mësojmë se, Hysen Ibrahimi lindi më 04 janar 1962 në një familje atdhetarësh,në lagjen Shpat(ish Shupkovc),komuna e Mitrovicës, Kosovë. Mendimtar,atdhetar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare,autor i disa veprave,redaktor,recensent,politolog.Ka qenë anëtar i Grupit Organizativ të demonstratave të 3 dhe 4 prillit 1981, në Mitrovicë, me në krye Xhelal Ferizin. Shkollën e  mesme e kreu në vendlindje,kurse shkollën e mesme ekonomike në Mitrovicë.

Hysen IbrahimiSiç shkruan gazetari i njohur Xhavit Çitaku: ”Me zemër të thyer e shpirt të trazuar, në gjysmën e parë të vitit 1988, Hysen Ibrahimi “braktisi” vendin e lindjes dhe u vendos në Suedinë e largët. Këtë rrugë mërgimtare nuk e bëri me dëshirë, përkundrazi, këto shtigje të hidhura kurbetcare i mori për shkak të ndjekjes hap pas hapi që ia bënte UDB-ja serbe. Lirisht, mund të thuhet  se, vendosja e këtij veprimtari të devotshëm në këtë vend skandinav ishte një fat i madh për mërgatën shqiptare,sepse ai u bë një “tribunë” atdhetarizmi dhe një zë i fuqishëm i organizimit të këtij komuniteti,sidomos nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, koha kur këtij shteti ia mësynë mijëra shqiptarë nga Kosova”.

Në Suedi, ku jeton e vepron aktualisht, Hysen Ibrahimi kreu shkollimin e informatikës dhe të politikës ndërkombëtare.Është angazhuar në politikë, qënë ditët e para të ardhjes së tij në Skandinavi. Ka qenë kryetar i LDK-së, dega në Suedi,kryetar i LDD-së,po ashtu në Suedi,veprimtar në Fondin e Republikës së Kosovës, i ashtuquajturi “Tre përqindëshi”, si dhe nëveprimtari të tjera për sensibilizimin dhe informimin e opinionit suedez rreth çështjes sëKosovës.Anëtar i Këshillit botues në revistën “Dituria”, në Boras-Suedi. Anëtar i disa grupeve të punimeve shkencore në vitet 2012, 2013, 2014, 2015; në katër sesione shkencore për librin “Thesari Kombëtar” i Mërgatës Shqiptare në Suedi 1,2,3,4 e në vazhdim. Më 23 nëntor 2013 zgjidhet  nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë për Mërgatë.Aktualisht është kryetar  i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani në Suedi. Fushë-veprimtaria e tij është e shumanshme. Ka botuar artikuj të shumtë,punime,studime,recensione,opinione me karakter politik,kulturor dhe arsimor,të cilat janë botuar kohë pas kohe në gazeta shqiptare në Kosovë,Shqipëri dhe Suedi. Për veprimtaritë e kryera ka merituar mirënjohje e falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe të Suedisë. Ka marrë pjesë në shumëkonferenca shkencore në të gjitha trevat shqiptare dhe nëmërgatë me tema të ndryshme.Ka botuar veprat:”Solidariteti i mërgatës shqiptare në Suedi(2000),”Kosova në zemrëne  mërgatës në Suedi(2009),”Mërgata për Arsimin në Vendlindje”(2011).Ka në dorëshkrim edhe vepra të tjera.

NgaHysen Ibrahimi, kam dy libra: “Kosova,në zemrën e mërgatës në Suedi”, Prishtinë 2009 dhe “Vepra 1-vlerësime, opinione,intervista,recensione”. Kam edhe vëllimet e “Thesarit kombëtar” 1,2,3, 4 ku z. Ibrahimi përcjellë idetë dhemesazhet nëpërmjet  artikujvetë shumtë të këtij libri të artë e madhor të mërgatës shqiptare në Suedi.

2.

Nga librat e Hysen Ibrahimit zgjodha të shkruaj disa përshtypje modeste për librin“Vepra 1,vlerësime, opinione,intervista,recensione”,një libër me tematikë dhe brendi tëgjerë atdhetare,ku spikatin vlerat njohëse, dashuria për vendlindjen,bukuria e të shkruarit dhe përfundimet e mençura. Jeta përherëaktive dhe në lëvizje e z. Ibrahimi, orientimi i tij gjithnjë i qartë,kultura e gjerë dhe profesionalizmi si politolog,kanëbërë që ai  të krijojë dhe të përgatitë libra me nivel të lartë kulturor e atdhetar, tëvlerësuar nga lexuesit e shumtë  dhe kritika profesioniste. Ndërkohë që, Hysen Ibrahimi është nismëtar, ideator dhe organizator i veprimtariveme përmbajtje të thellë atdhetare,kulturore dhe letrare në Suedi,por dhe në shumë shtete të botës ku gjallëron mërgata shqiptare.

Në këtë libër,si edhe në të tjerëlibra të Hysen Ibrahimit, ajo që lidh dhe bashkon, që i jeplibrit dritë e vlerë tëveçantë dhe e bën frymëzues,është vendlindja – Kosova,e cila po shëron përditë plagët e rënda që i shkaktoi gjenocidi i egër serb dhe po ecën e sigurt në rrugën e zhvillimeve si edhe kombe të tjerë të Evropës dhe të botës. Janë flakët e zjarrit të dashurisë për vendlindjen, që ndritin faqet e këtij libri, dëshira e madhe qënë Kosovë gjithçka të shkojë mirë, që trupi i saj i plagosur rëndë ngakrimet dhe barbaria e gjenocidit serb, të shërohet sa më shpejt nga populli i Kosovës, brenda kufijve,por edhe me ndihmën dhe mbështetjen e bijve tësaj të shpërndarë nëpër botë.Prandaj dhe, kujtesa, mendja dhe zemra e Hysen Ibrahimit janë përherë atje,në Mitrovicë e në tërë Kosovën, prandaj, puna dhe veprimtaritë e tij janë përqendruar më së shumtipër çështje të rëndësishme të saj, e, ku si dhe për mijëra shqiptarë  të tjerë, spikat meraku i birit për nënën e shenjtë -monumenti më i ndritshëm njerëzor:”Në jetë,pos tjerash,- thotë autori në parathënie, – më kanë preokupuar e munduar shumë edhe ecuritë politike në tërë gjeografinë shqiptare. Çdo lëvizje, çdo veprimtari pozitive apo negative qoftë ajo,ka krijuar emocione dhe çerdhe në shpirtin dhe zemrën time.Unë tërë jetën jam përpëlitur me ato ndjenja, të cilat kurrë nuk më kanë lënë të qetë.”

Si dhe nëlibrin “Kosova,në zemrën e mërgatës në Suedi”, ashtu dhe në këtë libër të frymëzuar, lexuesi njihet me shpirtin e zjarrtë të autorit,me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të gjetur e zbuluar rrugët më të mira për ta ndihmuar dhe për t`iu gjendur vazhdimisht pranë Kosovës. Mëka bërëkurdoherë përshtypje se, me sa vëmendje, seriozitet e përkushtim e  shikon dhe vlerëson Hysen Ibrahimi gjithçka që ka temë Kosovën,sikurse, më ka impresionuar mënyra se si ai kërkon dhe nxit përvojat më të mira, njerëzit më aktivë, në mënyrë që  në Kosovë të përhapet gjithnjë e më shumë drita e demokracisë, arsimit, kulturës dhe e përparimit.

Hysen Ibrahimi-vepraLibri nis me një letër frymëzuese që Hysen Ibrahimi i drejtonprof. Murat Gecaj, sekretar i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, i cili, së bashku me një grup nga Shqipëria, morën pjesë në veprimtarinë e 5-Vjetorit të krijimit të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Boras të Suedisë më 14  prill të vitit 2012.”Ju,-shprehet me një gjuhë vlerësuese Hysen Ibrahimi, -na sollët freskinë kombëtare nga shteti Amë,Shqipëria”.Në vijim, si përpara një monumenti tëmadh e të shndritshëm, autori shprehet me fjalë të zjarrta për familjen Jashari të Prekazit, që u shndërrua në “Personazhin kryesor të zgjedhjes sënyjës dardane antike përmes pushkës”,e, ku, në qendër është heroizmi i jasharajve, vepra e tyre heroike deri në flijim për truallin shqiptar.Në këtë artikull, autori hedh dritë,pasqyron në mënyrë përgjithësuese betejat shqiptare për liri e pavarësi,  përshkruan vazhdimësinë e heroizmit popullor të brezave me idenë se, kur është nevoja për atdheun,njeriu duhet të sakrifikojë gjithçka…” Është mbresëlënës dhe emocionues artikulli kushtuar prof. Fehmi Aganit,i cili “ishte personaliteti më me ndikim,në radhë të parë për të gjetur rrugët e duhura drejt përparimit të institucioneve të Kosovës…” ,e, nëvazhdim, njëtjetër artikull ”Në shenjë përkujtimi për mikun tonë të madh Nazmi Lukaj”. Sikurse,ka vlera të mëdha aktuale shkrimi “Hakmarrja,fenomen që duhet zhdukur”,një kërkesë kjo, që preokupon vazhdimisht mendjen dhe zemrën e ndjeshme dhe të bukur  të Hysen Ibrahimit.

Hysen Ibrahimi - RugovaKrijon emocione të mëdha te lexuesi artikulli  “Emërimi i Dr.Rrugovës senator nderi i Evropës,mburrje dhe lavdi e gjithë kombit shqiptar”. Ndihet në këtë artikull krenaria  për figurën madhështore të Presidentit Ibrahim Rrugova, udhëheqës   i shquar historik i Kosovës, i cili, edhe kur ishte gjallë,edhe sot e në vazhdim do të jetë një monument i ndritshëm e me vezullim të përhershëm në hapësirën historike shqiptare.Në një takim me z.Hysen Ibrahimi, më 16 prill 2016,kur ai u ndodh i ftuar në një veprimtari festive në qytetin e Laçit të Kurbinit-Shqipëri, edhe unë, si edhe të pranishmit,ndjemë emocione kur z.Hysen Ibrahimi tregoi për një bisedë me Presidentin Ibrahim Rugova, e ku, ai,mes të tjerash i kishte shprehur respekt për emrin dhe veprën madhore të Papa Klementit XI – Albani. “-Që atëherë,-tha z.Ibrahimi,- e pata në mendje që,Shoqatës sonë të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi,t`i vinim këtë emër të nderuar të kombit shqiptar,duke zbatuar kështu edhe një amanet të presidentit Rugova.”Dhe,duhet të themi se, me veprat që po kryen në shërbim të atdhetarizmit dhe ngritjes lartë të vlerave të kombit, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani, Suedi,po ia ndrit faqen vetes,po nderon dhe po lartëson në piedestal emrine ndritshëm që ajo mbanë, si me veprimtaritë e shumta kulturore e atdhetare në Suedi, ato në mërgatën shqiptare, e,veçanërisht, me botimet e veprave “Thesari Kombëtar” 1,2,3,4 dhe i pesti që është në rrugën e botimit. Lexuesi që ka në dorë librin, në faqen 39 do të njihet me shkrimin e prof.Murat Gecaj,anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani, për përurimin e veprave “Thesari Kombëtar” 1 dhe 2 në mjediset e Muzeut Kombëtar të Shqipërisë,ashtu dhe me emocionin që krijoi në Shqipëri ky përurim.

 

3.

Me interes paraqitet në libër rubrika “Opinione”,e cila nis me artikullin e vyer kushtuar Nënë Terezës dhe madhështisësë saj.Te lexuesi ngjallë emocion të veçantë paragrafi kuautori shkruan:”…Nëlutjet tradicionale të mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Nënë Tereza ishte përkulur para Presidentit Rugova,ia kishte marrë e ia kishte puthur dorën(në prani të Presidentit Bill Klinton) dhe pastaj i ishte drejtuar Presidentit të SHBA-së Bill Klintonit,duke i thënë:”Zotni President. Ky është Presidenti im i Kosovës-Ibrahim Rugova.Të lutem ma ke në kujdes,bashkë me popullin tim!”“Kjo, – vijon artikullin e tij z. Ibrahimi, – është mençuria më e madhe e një personaliteti siç ishte e madhja Nënë Terezë. Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Presidenti Bill Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënë Terezës, ndër të tjera kishte thënë: ”Nënë Terezë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin”!

Ulmar Quick etj

Kurse,  te artikulli”Disa opinione për Ullmar Qvickun”- Hysen Ibrahimi i drejtohet prof.Fetah Bahtirit dhe  e përgëzon për monografinë që ai po shkruante për  Mikun e Madh të Shqiptarëve Ullmar Qvick. Ai mbështet fort idenë e monografisë, duke shprehur konsiderata të larta dhe të merituara për suedezin e madh, pasi, siç shprehet: ”Ullmar Qvick,bën pjesë në radhët e figurave më të spikatura si albanolog,krijues,publicist,përkthyes dhe humanist në përkrahje të historisë dhe të të drejtave të popullit shqiptar.Njëkohësisht ai është bërë ndërtuesi më i madh i miqësisë shqiptaro-suedeze i kohës sonë dhe kjo monografi le të jetë një dhuratë nga të gjitha zemrat e shqiptarëve për këtë mik të madh e besnik”.Kurse, në artikullin “Shkronja X”, duke shkruar për vizitën në shkollën e qytetit Svenshogen të Suedisë, ku jep mësim gjuhën shqipe profesori i mirënjohur shqiptar Fetah Bahtiri, dikurmësues i Hysen Ibrahimit në Mitrovicë. Pas përshkrimeve të bukura,emocionuese  dhe me përmbajtje tëthellëatdhetare,mes të tjerash autori shkruan: ”Secili njeri njihet me karakterin  tij, atëherë,dhe vetëm atëherë, kur bëhet udhëheqës apo pedagogë i dalluar”.Krijon emocion pjesa kur Fetah Bahtiri iu drejtua nxënësve: ”Kush di të recitojë Himnin e Flamurit?” Nxënësit i ngritën të gjithë duart. Të gjithë e dinin Himnin e Flamurit…

Në intervistën: ”Të vlerësojmë dhe tëçmojmë përkrahjen e popullit mik suedez në kohërat më të duhura,që na u gjend pranë gjatë dhe pas luftës”,intervistë kjo dhënë poetit dhe gazetarit të mirënjohur shqiptar në Suedi Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, duke iu përgjigjur pyetjeve, shpalos ide,mendime dhe emocione të shumta, e, ku, boshtiqë përshkon shprehjet dhe ligjëratat e tij,është dashuria për Kosovën,vendlindjene tij të shenjtë.Prandaj dhe, në përfundim të asaj interviste,pyetjes: “Po të kishit mundësi të zgjidhnit,ku do të kishit jetuar sot?” ai i përgjigjet:”Vendlindja për mua është gjëja më e shtrenjtë në këtë planet.Afër 24 vite po i mbush që jetoj në Suedi,asnjëherë të vetme nuk kam parëëndërr në Suedi,por vetëm në vendlindjen time në Shpat(ish-Shupkovc),Mitrovicë.Atje dua të jetoj derisa të kem jetë.”

Tërheq vëmendjen në këtë libër shkrimi i gazetarit të talentuar Xhavit Çitaku kushtuar z.Hysen Ibrahimi, i titulluar:”Njeri modest me vlera substanciale”, ku,ndër të tjera z. Çitakushprehet:”Dy dekada e gjysmë në shërbim të kombit e atdheut.Kontributi i tij në të gjitha format e organizimit të mërgatës shqiptare në Suedi ishte i jashtëzakonshëm…Thënë me gjuhën e fakteve,Hysen Ibrahimi ishte një shpirt i paepur i organizimit të shqiptarëve në një front të përbashkët me të vetmin qëllim:çlirimine  Kosovës nga okupimi serb.Duke parë fuqinë dhe ndikimin e madh që kishte LDK-ja,Hysen Ibrahimi me disa veprimtarë të tjerë,formoi dhe vazhdon ta udhëheqdegën e kësaj lëvizjeje,e cila luajti një rol të pazëvendësueshëm rreth organizimit të shumë aktiviteteve,protestave dhe formave të tjera të reagimit shqiptar kundër politikës gjenocide që ushtronte regjimi serb në tokën dardane…” Nëafër katër faqe të shkëlqyera z.Çitaku vijon me vlerësimin dhe portretizimin e figurës së z.Ibrahimi,kurse në përfundimtë shkrimit, botohen shënime nga: Saranda Iseni,Mursel Shkupolli,Shaban Murseli,Nuha Zullufi, Ullmar Qvick,Fetah Bahtiri,Osman Ahmetgjekaj, Bajram Morina…

Me vlera të mëdha njohëse ështëartikulli i z.Hysen Ibrahimi kushtuar punës dhe veprimtarisë së z.Bajram Muharremi në Suedi.Mes të tjerash ai shkruan:”Në kohën kur Kosova kishte më shumë nevojë për përkrahje dhe sensibilizim të gjendjes së vështirë okupuese, Bajram Muharremi ishte ndër ata veprimtarë shqiptarë në Suedi, që e ngriti zërin edhepërmes medieve suedeze,duke dëshmuar me fakte se,në Kosovëështë duke u ushtruar një terror dhe, se, Kosova është nën okupimin e një pushteti totalitar serb”.

Kapitulli i tretë i librit: “Intervista” parqet disa nga intervistat që ka dhënë z.Hysen Ibrahimi.Nisin ato me intervistën e realizuar nga “Radio Dardania” në Hassleholm të Suedisë në vitin 2006 dhënë z.Ali Rexhepi,veprimtar i devotshëm dhe gazetar në Suedi.Në vijim, “Intervistë nga VushtriaPres, dhënë gazetarit Hajdin Islami 19.11.2008, si dhe “Intervistadhënë Sokol Demakut: “Secili shqiptar jashtë Kosovës duhet të ruajë traditën,gjuhën e kulturën shqiptare”. Paraqesin interes të veçantëpër lexuesit veprimtaritë:  “Akademia përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova”,mbajtur në Angelholm,më 21 janar 2010,si dhe ajo në Landskrona më 26 janar 2013,e ku,në të dyja vlerësohet dhe nderohet emri dhe vepra e ndritur e Presidentit Rugova.

Teksa përpiqem të pasqyroj këtë kapitull i sjell vazhdimisht në mendje konsideratat e prof. Osman Ahmetgjekaj,bashkëveprimtar deri në ditët e sotme i Hysen IIbrahimit.Ai  vlerëson se”njëri ndër veprimtarët më të dalluar për dy dekada e gjysmë që punoi në mënyrë më konstante ishte padyshim z.Hysen Ibrahimi.Ishte ndër të parët shqiptarë që arriti në Suedi në vitin 1988 dhe pasi mori leje qëndrimin,menjëherë,pa kursyer asgjë,filloi punën për sensibilizimin e opinionit suedez për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe dallohet në organizimin  e grumbullimit të mjeteve për minatorët e Trepçës dhe familjet e tyre.Ishte pjesë e të gjitha asocacioneve shqiptare në Suedi,duke filluar nga LDK-ja,në krye të së cilës ishte vite me radhë,deri  në përbërjene  komisionit të Trepërqindëshit (Komisionit Qendror të Fondit të Republikës së Kosovës në Suedi i ashtuquajturi Trepërqindëshi)…Hysen Ibrahimi është një veprimtar karizmatik,i çmuar dhe i nderuar për tërë mërgatën shqiptare në Suedi dhe sado shumë që të flasim e të shkruajmë për aktivitetin,punën dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës,më besoni se nuk e teprojmë”.Kurse, në vazhdim të këtyre konsideratave, po citoj dhe znj.Saranda Iseni,juriste e shquar,që jeton në Malmo të Suedisë. Ajo shprehet:”nuk ështëçudi gjithë ky thesar i çmuar i krijuar nga veprimtari Hysen Ibrahimi,ngaqë ai është “brumosur” me ideale të larta patriotike nga familja  e tij që dha shumë për popullin dhe atdheun.Dashuria  ekëtij mërgimtari ndaj atdheut  nuk ishte vetëm fjalë goje,por ishte një ndjenjë, mall,sakrificë dhe kontribut i vazhdueshëm që z.Hysen Ibrahimi e dha me shëmbëlltyrën e  tij”.

4.

Kapitulli i katër i librit ka në përmbajtjen e  tij recensione,kritika letrare,në të cilat shprehet niveli dhe kultura e lartë letrare e autorit. Nis ky cikël shkrimesh me “Kritikë letrare rreth krijimtarisë poetike të poetit Xhelal Ferizi”,njëherazi edhe shok rinie me z.Hysen Ibrahimi,e që ai e  cilëson “poet të vlerave kombëtare”.Vijon me vlerësimin e  Shefki Ollomanit, poet,publicist dhe atdhetar.Botohen në vazhdim recensionet:”Poezi nga poeti dr.Ismet Hebibi”,“Jusuf Buxhovi me sukses nxori në dritë të kaluarën autentike”, “Fjala referuese merastin e promovimit të librit të historianit Jusuf Buxhovi “Kosova” I,II,III,Prishtinë ,2012”,recensioni ”Libër me mision fisnik i titulluar”Dritë,ngrohtësi,optimizëm”i autorit prof. Fetah Bahtiri, si dhe “Monolog i mërgimtarit për atdheun,njerëzimin dhe dashurinë”.Vazhdon libri me recensionin e librit “Zonja nga Borasi”,i autorit Viron Kona,përuruar në Boras – Suedi më 30 mars 2013, me recensionin e  librit “Zjarr në duart emia” i autorit Remzi Basha.

Librat thesar kombetare - 1 - 2 - 3Ndalet veçanërisht z.Ibrahimi në veprën “Fjalori i parë i ilustruar në katër gjuhë:shqip,anglisht,italisht dhe suedisht” i autorit Sadulla Zendeli-Daja,ndërkohë që shfaq opinionin me titull:”Shkalla  e vlerësimit për Sadulla Zendeli-Dajën,është shumë e lartë nga mërgata shqiptare e Suedisë dhe nga shumë vende të Evropës dhe trojeve etnike shqiptare”.Për këtë leksikograf dhe atdhetar të madh,z.Hysen Ibrahimi boton recensionin kushtuar librit të Sadulla Zendeli-Dajës “Ditari i dhimbjeve”. Vijon pastaj edhe recensioni për librin “As i gjallë, as i vdekur” i poetit Bahtir Latifi.

Paraqet interesopinioni i z.Hysen Ibrahimi për librine Hasan Qyqallës “Shpirtii fjalës”,të cilin ai e vlerëson si “libër poetik me vleratë mëdha artistike”.Vazhdojnë pastaj  recensionet: ”Mësuesi Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore”, libër me bashkautorë Fazli Hajrizi dhe Ibrahim(Rrahim) Gashi, ”Veç një zemër” me autor Shuquri Sejdijaj, “Azem Galica”, i prof.dr.Mehmet Rukiqi,”Mbrojtja e pragut të shtëpisë” i autorit dhe protagonistit Avdyl Uka… Në vijim, lexuesi do të njihet me recensionet: “Kujtime nga diaspora III”, i autorit Sokol Demaku,“Malli për atdhe”,i autorit Nuha Zullufi, ”Mbi uraganin e dhimbjeve” i autores Zyrafete(Kryeziu) Manaj,“Kosova e kullave tona të heshtura”, e autores Flora Peci,si dhe “Leximi i kohës”burim i një zemre fisnike,i autorit Shaban Cakolli.

Sesioni shkencor SuediDuke lexuar recensionet e z. Hysen Ibrahimi, krijon përshtypjen e një filmi me larmi episodesh, me shumëllojshmëri ngjyrash, me stile, tematike dhe këndvështrime origjinale të jetës, të cilat i lidh si një fill i artë dashuria dhe nderimi për kombin, dëshira për t`i shërbyer dhe për t`iu gjendur atij pranë si biri nënës së shtrenjtë. Ndonëse vështirësitë e emigracionit janë të shumta, autorët e veprave që z.Ibrahimi merr nëanalizë, nuk qahen,nuk ankohen përveten,por,ata, edhe lotët,edhe shqetësimet,edhe merakun e kanë për vendlindjen, apo, siç shprehet në mënyrë metaforike Hysen Ibrahimi:“edhe ëndrrat i kam parë në vendlindjen time në Shpat(ish-Shupkovc),Mitrovicë.”Në shkrimet,artikujt dhe ligjëratat e këtij libri, lexuesi ndjenë përherëjehonën e pasthirrmës, qëna vjen artistikisht qënga lashtësiadhe që do të jetojë përgjithmonë:”Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu!” Kjo pasthirrmë –jehonë,që rreh me ritëm e vrull bashkë me  zemrat e tërëshqiptarëve, duket se u jep atyre mëshumëjetë,gëzim, bukuri dhe frymëzim, i bënëata poetënë shpirt dhe më shumë human në zemra,me mendje të merakosur e vështrimtë kthjellët gjithnjë te vendlindja, te kombi ynë i lashtë.

Libri “Vepra 1 vlerësime,opinione,intervista dhe recensione” mbyllet me një shënim të redaktorit të librit z.Fetah Bahtiri, i cili, mes të tjerave nënvizon se “Autori ka depërtuar bukur thellë në politikën aktuale të kombit shqiptar,por edhe në krijimtarinë letrare në prozë e poezi të shumë autorëve shqiptarë”.

Duke provuar të mbyllë shënimet e mia,e vura veten në mendime e meditime rreth rubrikave dhe artikujve të këtij libri me përmbajtje të thellë,me vlera të mëdha atdhetare, publicistike  e letrare, por edhe të shkruarame një gjuhë të thjeshtë, me bukuri e hijeshi,me kompetencë dhe profesionalizëm.Libri zbukuron dhe u jep vlerë bibliotekave,por, mbi të gjitha,me ndjenjat, mendimetdhe emocionet, ai përcjellë dhe frymëzon te lexuesi më shumë dashuri për atdheun dhe kombin, respektdhe nderim për vlerat eluftëtarëve të lirisë, atdhetarëve dhe intelektualëve të mëdhenj, që përherë kanë vënë gjithçka, deri edhe jetën e tyre në shërbim dhe në mbrojtje të Kombit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch