Home » Lajme, Rajonale » Shkup, huliganët maqedonas rrahin dy të rinj shqiptarë

Shkup, huliganët maqedonas rrahin dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur mbrëmë brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Aerodrom të Shkupit. 
Incidenti sot u bë i ditur nga dy të rinjt shqiptarë, me inicialet I.H dhe A.H, të dy nga fshati Saraj i Shkupit. 

Rrahja e tyre brutale ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare “Biser” në Shkup, kur një grup huliganësh me shkopinj druri dhe gjësende tjera të forta kanë sulmuar dy të rinjtë shqiptarë. Dy të rrahurit menjëherë janë dërguar në qendrën emergjente, me ç`rast janë konstatuar lëndime të rënda trupore, përfshirë edhe kokën. Njëri prej viktimave siç raportohet ka përfunduar me kafkë të çarë.

MPB ka theksuar se po kërkon autorët e kësaj dhune dhe se ata do të nxirren para drejtësisë. Ky është incidenti i radhës që ka ndodhur në Shkup, ku të rinjtë shqiptarë pësojnë nga huliganët maqedonas nëpër rrugët e kryeqytetit. MPB akoma nuk ka shqiptuar dënime të larta për huliganët maqedonas, që vazhdimisht po ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve shqiptarë, ku viktima janë kryesisht nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në shkollat e mesme dhe fakultetet në disa zona të banuara kryesisht me shumicë të etnitetit maqedonas.

One Response

  1. Një student shqiptarë nga Studeniçani i Shkupit dje pasdite është rrahur brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Draçevë të Shkupit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch