Home » Lajme, Vendore » Shkup – Takohen krerët e institucioneve fetare Shkup-Bujanoc- Beograd – Sanxhak

Shkup – Takohen krerët e institucioneve fetare Shkup-Bujanoc- Beograd – Sanxhak

Një delegacion i lartë i Rijasetit të Serbisë, i udhëhequr nga Adem ef. Zylkiq dhe kryetari i Bashkesisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, u pritën në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup nga Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpuntorët e tij.

Qëllimi i kësaj vizite protokolare, ishte njohja për së afërmi e zhvillimeve fetare në Maqedoni, Serbi, Sanxhak e Luginë të Preshevës, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe ngritja, provomimi dhe afirmimi i raporteve ndërfetare e ndërnacionale e ndërshtetërore, në frymën e mesazhit Islam për një paqe të qëndrueshme dhe stabile në Ballkan dhe Evropë.

Njeriu i parë i Bashkësisë Islame për Shkup, Reis ul Ulema, i njoftoi përfaqësuesit e Rijasetit nga Serbia dhe BIPMB-së nga Lugina e Preshevës,  për problemet me të cilat po ballafqohet organizimi fetar në Maqedoni. Reisi e përsëriti qëndrimin e tij, që Qeveria maqedone nuk po e respekton marrëveshjen e arritur me institucionin që drejton, duke ngritur tensione ndërfetare, duke provokuar ndjenjat e besimtarëve islamë, sidomos pas rastit të Burmali Xhamisë, kthimit të pronave, si dhe vendin në Kala të Shkupit, që BFI prej vitesh dëshiron ta privatizoj e për të cilën ka investuar edhe mjete financiare.

Gjithashtu, Reisi, shtoi se Bashkësia  Fetare Islame, gjithmonë, ka ndihmuar proceset paqësore, duke iu shmangur provokimeve të ndryshme në emër të paqes dhe stabilitetit.

Ndërkaq, Reisi  Adem Zylkiq, i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë Efendi Rexhepit, duke e inkurajuar për një bashkëpunim të ndërsjellë në rugën e realizimit të kërkesave për një avancim të proceseve fetare në Maqedoni dhe rajon.  Dhe  theksoi  se  edhe në të kaluarën  ka egzistuar dëshira   që të kemi  marëdhënie  të mira në mes i Bashkësië  Fetare Islame të Maqedonisë dhe të Serbisë sepse në parim ne i kemi të njejtat halle.

 

Nexhmedin Saqipi, udhëheqës i Bashkesisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), pasi falënderoi Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin, për mikëpritjen vëllazërore dhe përkujdesjen e Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e cila gjithonë ka qenë për krahë proceseve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për më shumë të drejta në fushën politike, ekonomike, kulturore e fetare.  Po ashtu e informoi për zhvillimin e jetës fetare në Luginë ne vecanti për mësimin fetar në shkollat shqipe të Luginës.

 

Në fund të këtij takimi, palët biseduese ranë dakord, që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi mes këtyre institucioneve të larta fetare me theks të veçantë ndihma për ngritjen, zhvillimin dhe afirmimin e jetës fetare në Luginë të Preshevës e sidomos të BIPMB-së e cila është dëshumar për pavarësinë e saj në organizimin fetar në këtë rajon dhe më gjerë. Njofton Qendra Informative pranë BIPBM-së.

 

Bujanoc , më

31.12.2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch