Home » Lajme, Vendore » Shkurtohet buxheti për komunat shqiptare në Luginë- mjetet dedikohen për komunat serbe në Kosovë

Shkurtohet buxheti për komunat shqiptare në Luginë- mjetet dedikohen për komunat serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë i ka shkurtuar buxhetin Luginës së Preshevës. Sipas të dhënave komuna jonë do të ketë më pak 21 milion dinarë, ndërsa Bujanoci për mbi 30 milion dinarë. Sipas të dhënave të kryeshefit pë ekonomi financa dhe ndërmarrësi privat e prokurorime publike Azizi mjetet e Luginës qeveria serbe do ti dedikoj për komunat serbe në Kosovë.  Sipas të dhënave afro 5 miliard dinarë do të shkojnë për serbët e Kosovës.

Edhe pse buxheti republikan ka shënuar rritje për afro 57 miliard dinarë ,qeveria e Serbisë i ka shkurtuar në mënyrë drastike buxhetin tri komunave shqiptare. Sipas kryeshefit për ekonomi dhe financa Fatmir Azizi buxheti i komunës sonë është zvogëluar për afro 21 milion dinarë.

Sipas kryeshefit Azizi ky zvogëlim i transferit do të ndikoj dukshëm në buxhetin e komunës sonë.

Por ku do të shkoj ky buxhet. Sipas të dhënave të kryeshefit Azizi mjetet e Luginës qeveria serbe do ti dedikoj për komunat serbe në Kosovë.  Sipas të dhënave afro 5 miliard dinarë do të shkojnë për serbët e Kosovës.

Edhe komuna e Bujanocit do të ketë zvogëlohet të buxhetin  me mbi 30 milion dinarë.Në anën tjetër serbët e veriut do të kenë  fondin special të financimit ku paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në veri të Mitrovicës, Zubin-Potok, Leposaviq apo Zveçan do të dedikohen në këtë arkë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch