Home » Lajme, Vendore » SHMT Presheva me dritare të reja & Video

SHMT Presheva me dritare të reja & Video

Delegacioni i pushtetit lokal i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa ka vizituar shkollën e mesme teknike Presheva , aty ku po finalizohet ndërrimi dritareve të kësaj shkolle. Investitorë  në këtë projekt është pushteti lokal me 2,5 milion dinarë dhe Trupi Koordinues me 1,5 milion.

Shkolla e mesme teknike Presheva në Preshevë brenda dhe jashtë është bërë me dritare të reja. Ky investim është bërë për shkak se më pare kjo shkollë kishte dritaret e drurit , që gati ishin amortizuar të gjitha , dhe si pasojë e kësaj nxënësit e kishin të pamundur qëndrim në klasë sidomos gjatë stinës së dimrit.

Por  sot e tutje nxënësit dhe stafi i  kësaj shkolle nuk do të kenë më këtë problem.

E me këtë rast punimet i kanë vizituar edhe delegacioni i komunës së Preshevës i  kryesuar nga kryetari Mustafa. Pasi inspektuan të gjitha hapësirat Mustafa ka thënë se ky projekt është i një rëndësie  të veçantë. Ndërkaq vlera e përgjithshme e projektit është 4 milion dinarë , ku 1,5 milion i ka siguruar Trupi Koordinues dhe 2,5 pushteti lokal. Edhe drejtorit Telat Arifi ka thënë se objekti i shkollës tashmë po bënë kushte me standarde evropiane dhe gjithçka do të jetë gati për fillimin e viti të ri shkollor.

Në fund kryetari  Mustafa ka uruar të gjithë nxënësit dhe personelin e shkollës , duke uruar që  edhe sukseset e tyre të mos mungojnë. Pushteti lokal gjatë këtyre viteve ka kryer investime nëpër shumë shkolla të komunës së Preshevës duke krijuar infrastrukturë sa më moderne dhe kushte të volitshme për vijimin e procesit mësimorë .Ndërsa shkolla e mesme teknike Presheva në Preshevë si reflektim i këtyre investime ka krijuar edhe aneksin shtesë ku sot janë krijuar klasë për drejtimin e mjekësisë , punëtoria për pjesën e praktikës si dhe shumë kabinete të tjera.

Projekte të tjera si investime në shkolla ,janë edhe ndërtimi i disa sallave dhe terreneve sportive dhe shumë investime të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në arsim.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch