Home » Lajme, Sport » SHMT “Presheva” në Preshevë është fituese e garave në futboll të vogël

SHMT “Presheva” në Preshevë është fituese e garave në futboll të vogël

Shkolla e Mesme teknike “Presheva” në Preshevë është fituese e garave në futboll të vogël të organizuara nga Lidhja e Sindikatës së Pavarur në Preshevë të këtij edicioni. Ata në finale u ndeshën me Shkollën Fillore “Dituria” të Corroticës. Shaban Ramadani kryetarë i Lidhjes së Sindikatës së Pavarur thekson së të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në mënyrën e ferplejit, çka e dëshmoi edhe finalja. Sipas tij ekipet kanë treguan ndeshje të mira duke krijuar edhe atmosfera për të pranishmit. Kanë mbetur edhe dy disciplina për të përfunduar në tërësi garat për vitin 2012. ato janë në basketboll dhe shenjtari. Në këtë vit në gara kanë marrë pjesë 10 organizata të komunës së Preshevës, në 8 –të disciplina duke filluar nga futbolli i vogël, basketi volejbolli, pingpongu, shahu, shenjtaria, tërheqje litari dhe atletika.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch