Home » Lajme » Shoqata e Gruas “Jeta në Kastriot” – Ju lutemi për ndihmë

Shoqata e Gruas “Jeta në Kastriot” – Ju lutemi për ndihmë

Shoqata e Gruas “Jeta në Kastriot”

                                                    Nr.i regjistrimit  5100725-5

                                                    Nr. i statuesit përfitues 6000823-0

                                                    Nr.Fiskal 600733960 

           Ju lutemi për ndihmë    nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

               Faqja  jonë www.vajzat.com, ose  tek web-i tjetër

www.jetanekastriot.org  mund ta shihni veprimtarin tonë

Ne përkujdesemi për mbi 216 femra të përdhunuara dhe 47 jetimë të kësaj kategorie. Po  ashtu  ndihmojmë nënat me fëmijë jetim, fëmijë jetim dhe  familjet në nevojë. Një kategori e veçante që ne ndihmojmë  janë   viktimat- femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi  të kërkojnë ndihmë(lëmosh) si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në fytyrë dhe trup  që nuk mundësi  të dalin të kërkojnë ndihmë diku, ose ato që nuk janë të vetëdijshme( janë me probleme mendore dhe fizike).

Zakonisht, çdo muaj  ne u sigurojmë gjërat elementare për të jetuar 80 familjeve, ndërsa tani ne kohë pas  pandemisë këtë herë numri  i tyre është rritur.Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk kemi donacione, ju lutemi të blini disa  libra me titullin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe, angleze, italiane  ose gjermane, me çmim prej 10 € për një libër dhe mjetet të derdhen në xhirollogarinë organizatës ose drejt për së drejti ju mund  të blini pako ushqimore për ti dhuruar për nevojtaret, aq sa ju keni mundësi për ti gëzuar këto familje.

Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare  për viktimat përmban :1 kg krip,  2 qese makarona,  2 qese shpageta,  2 qese oriz, 1 biber për gjella,  shtojcë për gjella ( vegeta),  1 paketim djathë të butë( që shërben edhe për pite),1 paketim xhem ose krem, 2 pashtet ose krem për lyrje buke, 200 gram  kafe, 3 kg sheqer,  2kg patate, 2kg qepë , 2 kg fasule, 2 kg perime,  200 gram çaj , 1 thes detergjent për rroba ,1 shampon për flokë,  1 shampon për duar, 1 pastë për dhëmbë, një dezinfektues për banjo, 1 komlet shpuza per enë,  1 kg suxhuk ose  gjysmë kg mish, 3 litra vaj.    Mishi dhe suxhuku  zakonisht zëvendësohet me  kavanoza (konserva ) pasi ka mundësi më të mira për ti ruajtur.(pasi shumica nuk kanë frigorifer).

Ju lutem shumë  nëse  keni mundësi të na ndihmoni, reklama juaj  do të dal në web faqen tonë dhe ju  na ndihmoni neve që këtyre  viktimave  sado pak  të ua kthejmë buzëqeshën. Adresa jonë është : Rruga “Andrea Gropa” -17/8 Prishtinë- Kosovë

           Emri:Shoqata e Gruas “JETA NE KASTRIOT”

           Numri i llogarisë rjedhëse :20-11-0001781154-17

           Banka:TEB SH.A dega Prishtina  Main, Kosovë

             IBAN  :XK05 20-11-0001781154-17

              SWIFT :TEBKXKPR                    Kontakt 049319823 ose 044 209651

Kush jemi ne:  
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot”, është organizatë e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar. Ne përkujdesemi për  femra të cilat janë të dhunuara fizikisht dhe  seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë  luftës së fundit dhe tani  ato kanë  nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma të tjera … Deri më sot  punojmë një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psikike,  të cilat kanë nevojë dhe tash janë në  mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar 2018 femra të cilat janë dhunuar,  të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinj të  prerë, gishtërinjtë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegie me cigare dhe gjëra tjera, etj.).

Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore, psikike ato detyrohen të kujdesen përveç për veten  edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat i mbajmë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 17 fëmijë që rriten jetimë dhe vetëm nën përkujdesen e nënës, e cila është nën  presion e dhunimit, frikës, skamjes  dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet,  ndërsa  të braktisura nga burrat  janë 36 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveç ndihmës profesionale të mjekëve që janë të gjithë profesionistë, që së paku për disa kohë t’i  financojmë fëmijët e tyre përmes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqëri.

        Prishtinë, Qershor  2020                          Me nderime  nga stafi i Organizata

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch