Home » Kulturë, Lajme » Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” organizon sesionin e XVI shkencor online me temën: ” Masakrat dhe krimet serbe në trojet shqiptare 1912-1999″

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” organizon sesionin e XVI shkencor online me temën: ” Masakrat dhe krimet serbe në trojet shqiptare 1912-1999″

Njoftim

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë studiueset dhe studiuesit shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare shqiptare se këtë vit pra,në vitin 2020 do të organizojmë sesionin e XVI të rregullt shkencor më temën boshtë: “Masakarat dhe krimet serbe në trojet shqiptare 1912-1999.”Ftojmë të gjithë ligjeruesit që të paraqesin temat e tyre lidhur me masakrat dhe krimet serbe prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.Këtu hynë të gjithë masakrat dhe krimet që ka kryer Serbia në trojet shqiptare.Një vend të rëndesishëm do ti kushtohet edhe krimeve komuniste në trojet shqiptare që janë kryer si fryt i ardhur nga politika serbe,në bashkëpunim me politikën ruse.
Gjatë shekullit XX ne shqiptarët u ballafaquam me shumë sfida të mëdha historike.Është fatkeqësi se ende nuk kemi arritur ti shkruajmë me emra dhe mbiemra të vraret dhe të masakruarit shqiptar.Studiuesit të cilët do të paraqesin temat e tyre ata duhet të gjurmojnë masakrat dhe krimet serbe që kanë ndodhur nëpër komunat, fshatrat dhe lagjet e qyteteve.Perveç lëndës arkivore studiuesit duhet shfrytëzuar edhe historinë gojore që është përcjellur nëpër breza si kujtim i familjeve që humbën të afërmit e tyre, nëpër periudha historike.Për shkak të Pandemisë ky sesion do të ketë një karakter tjetër të organizimit.Organizimi bëhet në formë të konsultave me studiuesit.Programi komplet do të paraqitet Online në internet më, 28 nëntor 2020, kurse temat do të pranohen deri më 31 dhjetor 2020.Është detyrë atdhetare shqiptare ti bëjmë evidentimin e çdo shqiptari të vrarë dhe të masakruar në çfardo forme nga Serbia.Po njashtu një fakt i rëndësishem që duhet të shënohet patjetër në këto shenime është çështja se sa nga këta të masakruar dhe të vrarë në forma të ndryshme patën fatin që t´iu gjinden kufomat e tyre dhe sa prej të cilëve u masakruan dhe u lanë pa varre.Të gjitha punimet e ardhura deri më, datën 31 dhjetor 2020, do të botohen në librin apo librat e radhës varësisht nga sasia e materialeve dhe pas botimit në gjuhën shqipe do të gjejmë forma dhe mundësi të përkthimit në gjuhën angleze dhe gjermane në mënyrë që të njoftohet bota lidhur me maskrat serbe në trojet shqiptare në shekullin XX.
Të gjithë studiusitë për te qenë pjesë e programit duhet që ta paraqesin një abstrakt të shkurter se bashku me pikat kryesore të punimit në mënyrë që mos të kemi punime të njëjta dhe të dërgohen në email adresën: nue_oroshi@yahoo.de

Ne emër të Shoqatës se Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi Kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch