Home » Kulturë, Lajme » Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” Prishtinë – Ftesë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” Prishtinë – Ftesë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” Prishtinë

Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” Zym

FTOJNË PËR PJESËMARRJE NË SESIONIN SHKENCOR KUSHTUAR

ATË SHTJEFËN GJEÇOVIT

Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes se Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 30 nëntor 2019, organizojnë sesionin  e IV të veçantë shkencor:

Tema: ATË SHTJEFËN GJEÇOVI

Temat ku mund të përqendrohen studiuesit janë:

·         Rinia dhe shkollimi i Atë Shtjefën Gjeçovit

·         Fillet e veprimtarisë fetare dhe kombëtare në Troshan dhe Rubik

·         Veprimtaria kulturore fetare dhe kombëtare në Zllakuqan të Klinës

·         Hapja e Shkollës Shqipe në Zllakuqan

·         Hapja e Shkollës Shqipe në Laç

·         Pjesëmarrja në Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit

·         Udhëheqja e Kolegjit Françeskan në Shkodër

·         Misioni në Gomsiqe dhe hapja e Shkollës Shqipe

·         Bashkëpunimi me Imzot Nikollë Kaçorrin dhe sjellja e armëve nga tregjet evropiane për kryengritje

·         Radhitja në çetat e luftëtarëve të lirisë

·         Gjeçovi dhe Lufta e Vlorës

·         Pjesëmarrja në Kuvendin e Lezhës (më,7 korrik 1913) me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës e Zadrimës organizuar prej Abatit për shpalljen mbret të Shqipërisë të Prenkë Bibë Dodës

·         Veprimtaria e mbledhjes së së folklorit në Troshan dhe vjelja e materialeve nga goja e popullit

·         Hapja e Shkolles Shqipe në Prekal në vitin 1917

·         Famullitar në Vlorë më 1920 dhe interesimi i tij për traditat e Laberisë

·         Emrimi sekretar i Provincës Françeskane, më 7 qershor 1923

·         Mbledhja e së drejtës zakonore dhe kodifikimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit

·         Bashkëpunimi i Atë Shtjefën Gjeçovit me shkrimtaren dhe studiuesen gjermane Marie Amelie Von Godin në përgaditjen e Kanunit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane

·         Veprimtaria letrare e Atë Shtjefën Gjeçovit

·         Përkthimet e Atë Shtjefën Gjeçovit

·         Puna në veprën shkencore për Arqipeshkvinë e Tivarit Metropolis Antibarensis

·         Veprimtaria kombëtare, fetare dhe arsimore në Zym të Hasit

·         Kontributi i Gjeçovit dhënë shkollës shqipe – si pedagog, hartues të teksteve shkollore, themelues i bibliotekës dhe ekskurzionit shkollor  

·         Vrasja e Atë Shtjefën Gjeçovit më 14 tetor 1929 në Zym të Hasit

·         Jehona e vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit

Ftohen që të gjithë studiuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë sesion të veçantë shkencor dhe që kanë materiale të pabotuara deri më tani lidhur me veprimtarinë kombëtare, arsimore, kulturore, shkencore dhe fetare të Atë Shtjefën Gjeçovit, që deri më,30 tetor 2019, t’i dërgojnë në këto adresa:

Nue Oroshi

nue_oroshi@yahoo.de

Frrok Kristaj

frrokkristaj@gmail.com

                                                                                                          Ju mirëpresim!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch