Home » Kulturë » SHOQATA E MUHAXHIRËVE ME SELI NË PRESHEVË MERR FJALËN NË KUVENDIN E PARË TË BSËLIDHJES SË RE SHQIPTARE NË KALANË E KRUJËS MË 6 TETOR 2012

SHOQATA E MUHAXHIRËVE ME SELI NË PRESHEVË MERR FJALËN NË KUVENDIN E PARË TË BSËLIDHJES SË RE SHQIPTARE NË KALANË E KRUJËS MË 6 TETOR 2012

Të dashur pjesëmarrës motra dhe vëllezër të këtij kuvend madhor  të Besëlidhjes se Re Shqiptare, vazhdë kjo e Besëlidhjes së Vjeter të Lezhës të princave të Arbërit të Gjergj Kastriotit Skënder-beut “Shoqata e muhaxherëve” me seli në Preshevë vjenë atje nga larg nga Shqipëria e Vjetër Verilindore gjegjësisht Kosova Lindore. Për ta përshëndetur dhe për t’iu bashkuar  “Besëlidhjes së Re Shqiptare me atë thënien e Lidhjes së Dytë të Prizrenit që thoshte: “Me Kosovë, Toplicë e Çamëri Shqipëria është Një”!                                                                                                                                           Thamë vijmë atje nga larg nga zonat më të largëta të banuara me shqiptarë nga kufiri i dhunshëm i vendosur nga Kongresi i Berlinit më 1878. Ku sot me të drejtë mund t’i themi Serbisë Jugore ku ndodhet: Vraja, Leskoci, Nishi, Prokupla, Kurshumlia, Toplica, Piroti, Tërni, Vidini, Negotini, Zajçari, Krushevci, Pllana e Madhe etj.  Shqipëri e Vjetër Verilindore.                                                                                                                     Në fillim të shek. XIX, kryesisht më 1833, Turqia evropiane, Serbisë, do t’ia njihte një gjysmë autonomie në Pashallëkun e Beogradit, ku një pjesë bukur e madhe e këtij pashallëku ishte i banuar edhe me etnos shqiptarë, dhe që atëherë Serbia do të fillonte të tregtonte me trojet tona stërgjyshore të Nishit dhe të Toplicës.                                                   Ndërsa në kohën e Krizës Lindore 1875-1878, në Gadishullin Ballkanik, ndodhën ndryshime të mëdha shoqëroro politike dhe etnike, në dëm të trojeve tona shqiptare të Nishit dhe Toplicës. Me këtë parregullsi të Krizës Lindore u angazhuan fuqitë e mëdha evropiane, dhe shtetet ballkanike të cilat donin t’i realizonin edhe ato interesat e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste në dëm të territoreve provinciale të Turqisë evropiane të cilat regjione me shumicë i takonin Shqipërisë ballkanike. Dhe se me marshimin e ushtrisë serbe nëpër regjionet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës, Leskocit, Kurshumlisë, Prokuples, Vrajë etj. të gjithë shqiptarët autokton nga trojet veta etnike stërgjyshore u dëbuan dhunshëm për në Kosovë, Maqedoni,Turqi,e gjetiu nëpër vendet tjera aziatike.                                                                                               Kolonizatorët e vegjël por me gllabërime  të mëdha siç ishin: Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, do t’i fillonin kusaritë ndaj tokat arbërore. Edhe hartat e vizatuara qysh më parë u bënë për qëllimet e tyre ekspansioniste dhe hegjemoniste në dëm të tokave shqiptare. Ndërsa serbët gjatë viteve 1875-1878, do të dilnin me sloganin e tyre të “Neçartanis”: së Ilia Garashaninit “Udarajte što žešće po arnaute, time bolje za našu atadžbinu”! (Bjeruni sa më rrëmbyeshëm shqiptarëve aq më mirë për atdheun ton në këtë kontekst për shtetin serb). Shënime, arkivale statistikore për numrin e etnosit shqiptarë, janë të ndryshme dhe jo reale, kurse burimet gjermane dhe ato angleze. Numrin e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone stërgjyshore në Shqipërinë e Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës dhe Kazasë së Vrajës e paraqesin shumë më të madh dhe atë deri në 813.000 banor shqiptarë autokton të dëbuar dhunshëm nga trojet e veta stërgjyshore. Nga Kongresi i Berlinit territori  shqiptarë fillon të t’kurret nga Molla e Kuqe që është mes Nishit dhe Aliksincit e deri te Pllana e Madhe dhe nga aty vija e demarkacionit kufitar zbet kah Leskoci, Vraja, Bujanoci, Presheva, Kumanova dhe Shkupi territore këto që i takonin atëbotë Vilajetit të Kosovës. Serbia numrin e shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme e paraqet diçka më pak se 500.000 shqiptarë të dëbuar nga territoret e lartë përmendura të Shqipërisë  Verilindore. Kohëve të fundit edhe ish presidenti serb Boris Tadiq, qe i detyruar ta pranonte realitetin se ne serbët dhe shqiptarët jemi në konflikt të hapët qe 150 vjet! Këtu presidenti serbë Tadiq e kishte fjalën për vitet 1860-1878 kur dinastitë e Obrenoviqëve i dëbuan dhunshëm mase 8130.000 shqiptarë autokton nga gjashtë nahijet e Pashallëkut të Beogradit dhe Sanxhakut të  dikurshëm të Nishit.                         

Motra dhe vëllezër,vetë doajeni i Shqipërisë Londineze plaku i Vlorës Ismajl Qemajli, para se të kalonte në botën e amshueshme do t’na linte një amanet të madh  neve brezave të  ardhshëm shqiptarë: “Bijtë e mijë unë nuk po ua lë ndonjë pasuri të madhe porse po ua lë në amanet një atdhe të tërë”. E ne brezi i ri duhet ta çojmë në fund amanetin e Ismail bej Vlorës! Sepse amanetin nuk e tretë dotë dheu.

Po mbi cilat troje autoktone ndër shekuj shqipja dy krenare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Ismajl Bej Vlorës bënë roje?: Këta kufij shqiptar fillojnë prej bregdetit Adriatik, dhe atë nga gryka e Zhpuzës, për të vazhduar pastaj te Tivari, dhe për t’u përmbyllur duke e ndjekur drejtimin në verilindje të liqenit të Shkodrës dhe maleve të Trogirit apo Tregurit, pastaj vija e demarkacionit kufitar vazhdon nëpër bjeshkët e Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë, Podgoricës, Koloshinit, Bjello Polës, Beranës, Yeni Pazarit, Rozhajës, Pejës etj. Ndërsa drejtimi tjetër është ai rrafshit verior i Mitrovicës, e që i përfshinë 720 katunde dhe disa vendbanime urbane  shqiptare të vitit 1878, si të Kurshumlisë, Nishit, Leskocit, Vrajës, Prokuples, Pirotit, Negotinit, Zajçarit, Krushevcit, Smederevës, Pllanës së Madhe etj. Dhe se  nga Pllana e Madhe dhe Molla e Kuqe e Nishit vija e demarkacionit kufitarë zbret kah jugu deri në Kumanovë, duke vazhduar pastaj kufiri shqiptarë në drejtim të Shkupit, Manastirit, Kosturit, Artës, Prevezës, Gumenicës dhe ishujt ku jetojnë edhe sot arvanitasit si në: Korinth, Pire, Kretë, Rodos, Peloponez, kryesisht Morenë e bukur,  prapë kjo vijë etnike shqiptare  bashkohet në detin Jon dhe në atë Adriatik. Dhe se në këtë qark prej 130.000 kilometrash katrore jeton dhe jetoi gjithmonë etnikumi shqiptarë që sot i numëron afër 10 milion shqiptarë. Ku gjithmonë pati dhe ka tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga toka dhe deti si zakonisht nga ivadorët ortodoks serbo-malazezo-grekë të Ballkanit.                                           Në fund motra dhe vëllezër kufiri ndarës mes Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Malit të Zi nuk është Mitrovica, që po mendojnë sot këto shtete kolonialiste të Ballkanit por kufiri i Shqipërisë së bashkuar është te Nishi, Plava, Gucia,  Ilirida dhe Çamëria.

 

Falemnderit për mirëkuptim!                                    Kryetar:

                                                                                    “Shoqatës së Muhaxhireve”

                                                                                                Reshat Avdiu

                                                                                       K R U J Ë 6 Tetor, 2012.

One Response

  1. Te lumte o Reshat, po punon me vullnet.
    Paç shendet dhe pune te mbare tutje.

    Xhemaledini

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch