Ne Shoqata e Muhaxhirëve në Kosovën Lindore do të marrim pjesë në Protestën që do të mbahet të Premtën më 01 shkurt 2013 në Bujanoc, në ora 13:00. Kjo për këto arsye:
Ne jemi të mendimit se kjo protestë e solidarizimit është vazhdimësi e protestave që u mbajtën nga shqiptarët në Preshevë, Prishtinë, Amerikë New York para OKB-së, Brukxell etj. dhe si e tillë është një hap përpara të ngritjes të zërit të së vërtetës për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Në i bëjmë thirrje të fuqishme të gjithë bashkëkombësve tanë kudo që janë që së bashku me ne të bashkohen në protestën e Bujanocit për Preshevë, Medvegjë e Bujanocë për t’i treguar botës së qytetëruar demokratike se shqiptarët janë të diskriminuar nga Serbia pan-sllaviste e Beogradit. Krah për krah me vëllezërit dhe motrat e Kosovës Lindore në këto kohëra të zymta të kombit shqiptar është edhe Shoqata e Muhaxirëve në Luginë të Preshevës.
Krytari: Reshat Avdiu
Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës
reshatavdiu@yahoo.com