Home » Lajme, Vendore » Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës – Do të marrim pjesë në Protestën që do të mbahet të shtunën më 26 janar 2013 në Prishtinë

Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës – Do të marrim pjesë në Protestën që do të mbahet të shtunën më 26 janar 2013 në Prishtinë

Ne Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës (SHMP) do të marrim pjesë në Protestën që do të mbahet të shtunën më 26 janar 2013 në Prishtinë, në ora 14:00. Kjo për këto arsye:

 

Në këtë protestë do të shpalosen katër kërkesa të cilat Ne i konsiderojmë si shumë të rëndësishme në lidhje edhe me  të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

 

Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.

Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.

Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.

 

Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Pa plotësimin e këtyre kërkesave shtypja dhe persekutimi i shqiptarëve në Luginë nuk do të ndërpritet.

 

Ne jemi të mendimit se kjo protestë dhe solidarizimi me të është vazhdimësi e Protestës që u mbajt nga shqiptarët në Preshevë këtë të hënë, dhe si e tillë është një hap përpara ngritjes së zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Në i bëjmë thirrje të fuqishme të gjithë bashkëkombësve tanë kudo që janë që së bashku me ne të bashkohen në Protestën për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në Prishtinë me 26 janar 2013, për t’i treguar të gjithëve se shqiptarët janë krah më krah më vëllezërit e motrat e tyre në Luginë.

 

 

Reshat Avdiu

 

Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës

reshatavdiu@yahoo.com

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch