Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, (SHSHASH) SUEDI

SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, (SHSHASH) SUEDI

Komunikatë për opinion

 

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mbajti Kuvendin vjetor, më 18 janar 2014, në Ängelholm, Suedi nën udhëhqejen e Kryesisë së punës nga Qibrije Hoxha, nënkryetare, Prof. Fetah Bahtiri dhe Sokol Demaku, anëtarë të Kryesisë së ShShAShS-së.

 

Për punën njëvjeçare raportoi kryetari z. Hysen Ibrahimi.

Për arkën raportoi arkëtari z. Rrahman Rrahmani, kurse për librin ”Thesar Kombëtar 3” që është në përgatitje e sipër foli kryetari i Komisionit redaktues Prof. Fetah Bahtiri.

Kuvendi vjetor i miratoi raportet unanimisht pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Kuvendi falënderoi raportuesit për punën e tyre,.

 

Në mënyrë të veçantë u duartrokit Mr. Fadil Geci i cili ishte deklaruar se vullnetarisht me mjete të veta do ta financojë botimin një numri të librit ”Thesar Kombëtar”.

Gjithashtu me kënaqësi të posaçme u mirëprit ndarja e mjeteve për botimin e librit ”Thesar Kombëtar 3” në shumën prej 3.350 € nga Ministria e Diasporës. Ky njoftim erdhi nga znj. Shukrije Ramadani, udhëheqëse e Divizionit për Kulturë, Rini e Sport për Diasporë pranë Ministrisë së Diasporës.

 

Kuvendi vjetor falënderoi ngrohtësisht të gjithë sponsorët që ndihmuan dhe janë duke ndihmuar ShShASh-në, si: Halim Hoti, Albert dhe Artan Jashari, Qazim Hoti, Burim Muharremi, Naim Latifi, Robert Hoti, Haki Ademi.

 

Kuvendi, ndër të tjera mori këto vendime:

 

– Shoqata e ndryshon emrin. Ajo tani e tutje do quhet: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

– Shoqata shpalli anëtar nderi: Prof. dr. Shefkije Islamajn, Prishtinë, Prof. Salih Zogianin, Prishtinë dhe Prof. Flora Dervishin, Durrës.

– Shoqata mori vendim që për punën dhe ndihmën e dhënë asaj, t´u ndajë Mirënjohje publike këtyre individëve: Sadri Mustafës, Avdullah Pllanës, Rrahman Rrahmanit dhe Mursel Shkupollit.

Mirënjohjet për anëtarë nderi dhe mirënjohjet e tjera, do të dorëzohen me rastin e promovimit të librit ”Thesar Kombëtar 3” në Biblotekën Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë, kah mesi i muajit korrik 2014. Për promovimin me kohë do të jepet njoftimi.

 

Në emër të SHSHASH-së,

Hysen Ibrahimi, kryetar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch