Home » Lajme, Ndërkombëtare » Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Suedi me Web –faqe

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Suedi me Web –faqe

SHSHASH WEBFAQJAGeteborg, 30 prill- Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani”në Suedi nga sot e ka futur në funksion Web – faqën e saj. Hapja e kësaj faqeje ka rëndësi të madhe për dashamirët e fjalës së shkruar dhe krijuesit e vlerave të ndryshme letrare e artistike, të cilët tash e tutje do të kenë mundësi dhe qasje në aktivitetin e pasur e me përmbajtje që po zhvillon ky asosacion nga themelimi i saj para tre vjetëve.

Kjo punë me vlerë u mundësua nga i riu dhe përkrahësi i madh i kësaj shoqate Naim Murseli me banim në Udevalla të këtij shteti skandinav. Ky i ri entuziast kontributin e tij rreth përgatitjes dhe dizajnit të Web- faqes e ka bërë pa kurrfarë kompensimi material, për çka SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” e falënderon shumë. Web- faqja e kësaj shoqate është kjo: WWW.klementi. Se.

Xh. ÇITAKU

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch